Flash

Në Kosovë kërkojnë ndryshim të ligjit për Gjykatën Speciale, nis mbledhja e firmave

Lapsi.al 15 December 2017
Në Kosovë kërkojnë ndryshim të ligjit për

Tri organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë filluar me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit po kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi po konsiderohet diskriminuese dhe fyes ndaj Kosovës.

Drejtuesit e këtyre organizatave dolën në sheshin kryesor të Prishtinës për të nënshkruar nga ku edhe iu bën thirrje të gjitha kategorive të dala nga lufta, si dhe qytetarëve që të kontribuojnë për ta ndryshuar ligjin që gjykon vetëm shqiptarët por jo edhe serbët.

Ata njoftuan se ky peticion po nënshkruhet edhe në të gjitha degët dhe nëndegët e organizatave, derisa theksuan se do të arrijnë më shumë se sa nënshkrimet e kërkuara për ndryshim.

Nënkryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka akuzuar deputetët e legjislaturës së kaluar duke thënë se kanë votuar kundër popullit të vet, shkruan Kosova Press.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI