Flash

Ndryshon data kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Lapsi.al 15 December 2017
Ndryshon data kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Nëse mendoni se janë shuma muaj deri në pritje të daljes së përgjigjeve për Lotarinë Amerikane, gaboheni.

Në fakt edhe pse rezultatet dalin në muajin maj, për të gjithë ata që kanë aplikuar në lotarinë amerikane, këto muaj do të ‘fluturojnë’ shumë shpejt.

Bazuar në një njoftim zyrtar për lotarinë amerikane, thuhet se “këtë vit nuk do te jete data 1 maj për te kontrolluar përgjigjet e Lotarisë Amerikane”.

Kete vit përgjigjet per llotarine Amerikane do te mund te kontrollohen online ne date 15 maj 2018. Kjo eshte data e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Duke nisur nga kjo dite, të gjithë aplikantët e regjistruar të programit të llotarisë DV-2019 mund të kontrollojnë statusin e tyre ne faqen zyrtare te llotarise amerikane

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes. Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare https://www.dvlottery.state.go... duke e kontrolluar vete ju, dhe jo me postë elektronike apo me letër, siç ka qene ne vitet e shkuara.

Të këshilluara

Vritet sportisti shqiptar në Siri (FOTO)

Viktima e radhës nga lufta në Siri është një sportist shqiptar nga Shkupi. Ai quhet Adem Kamberi, i cili ka qenë boksier në klubin sportiv ‘Shkupi’. Lajmin për ...

17:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI