Flash

Nano flet për gazetën serbe, jep dy opsione për Kosovën

Lapsi.al 15 December 2017
Nano flet për gazetën serbe, jep dy opsione për Kosovën

Gazeta e njohur serbe “Danas” ka intervistuar publicistin Mustafa Nano, i cili ka hapur sërish polemika me mendimet e dhëna për të ardhmen e Kosovës. Ndonëse intervista u përqëndrua tek marrëdhëniet mes dy vendeve, ideve të Serbisë së Madhe apo Shqipërisë së Madhe, si dhe raportet që duhet të ketë Serbia me Kosovën, Nano ka parashtruar dy opsione, për Kosovën: Ose të qëndrojë shtetas e shoqëri më vete ose të ndahet dhe veriun t’a marrë Serbia.

“Meqë erdhi fjala, po ju them tani se çfarë mendoj për të ardhmen e Kosovës. Që të jem i drejtpërdrejtë, po ju them se serbët që besojnë tek ideja e rikthimit të Kosovës në gjendjen e mëparshme, nën juridiksionin e Beogradit, më duken deluzionalë (jashtë realitetit). Për mua, dy janë opsionet: 1. Kosova të mbetet kështu si është sot de facto, shtet e shoqëri më vete, me shumicën shqiptare dhe me garanci të plota për respektimin e pakicës serbe; dhe 2. Kosova të ndahet. Opsioni i parë mund të funksionojë veç me një kusht: shqiptarët e Kosovës duhet të kuptojnë se prej të qenit shumicë nuk buron ndonjë e drejtë për të sunduar mbi pakicat, por buron një detyrë e përgjegjësi për t’i bërë këto pakica ta shohin Kosovën si shtetin e si vendin e tyre. Një Kosovë (në kufijtë e sotëm) vetëm për shqiptarët nuk mund të ekzistojë. Kosova është edhe e serbëve të saj. Dhe Kosova mund të mbetet edhe e serbëve vetëm në këtë opsion. Sepse me opsionin e dytë, atë të ndarjes, serbët marrin Veriun, dhe më tej shkëpusin çdo lidhje me Kosovën. Janë të gatshëm serbët për këtë zgjidhje”,-është shprehur Nano ndër të tjera.

Të këshilluara

Vritet sportisti shqiptar në Siri (FOTO)

Viktima e radhës nga lufta në Siri është një sportist shqiptar nga Shkupi. Ai quhet Adem Kamberi, i cili ka qenë boksier në klubin sportiv ‘Shkupi’. Lajmin për ...

17:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI