Flash

Kërcënohet trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, shoqërohet me policë në stadium

Lapsi.al 15 December 2017
Kërcënohet trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, shoqërohet me

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka marrë një kërcënim para stërvitjes së fundit, në prag të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Kamzës. Siç raporton “Shkodra News”, një furgon policie i forcave “Shqiponja” ka shoqëruar Vllazninë në fushën sportive “Reshit Rusi”, dhe ka qëndruar për 1 orë e 30 minuta, deri kur ekipi ka mbaruar stërvitjen.

Nga aty, policia më pas është zhvendosur në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Vllaznia ka bërë nisjen drejt Barbullushit ku do të jetë e grumbulluar deri nesër, për ndeshjen me Kamzën. Deri në Barbullush, ekipi është shoqëruar përsëri me polici dhe më pas efektivët janë larguar.

Mbetet e paqartë nga ka ardhur ky kërcënim për trajnerin Gjoka, apo cilat janë arsyet. Sidoqoftë, policia ka marrë masat për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Të këshilluara

Zjarr në një magazinë mobiliesh në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Jordan Misja" në kryeqytet. Menjëherë pas sinjalizimit të zjarrit në magazinë, shërbimi zjarrfikës ka dërguar drejt vendit të ngja...

21:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI