Flash

Dosja 'CEZ' rikthehet për hetim, Taulant Balla: Duhet të thirret në Gjykatë Merxhani, Kalaj dhe Berisha

Lapsi.al 15 December 2017
Dosja 'CEZ' rikthehet për hetim, Taulant Balla: Duhet të

Çështja ‘CEZ’ është rikthyer edhe një herë në Gjykatën e Tiranës. Gjykata e Tiranes ka kthyer për hetim çështjen dosjen e “CEZ”. Pas këtij vendimi kareaguar edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla i cili tha se Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve. Ai tha se Prokuroria Tiranes ka dashur të mbyllë hetimet pa thirrur dëshmitarët, ndërsa e konsideroi punën e saj një skandal. Sipas Ballës, prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë.

“Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve për OSHEE. Prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë. Vendimi i gjykatës është lajm i mirë. Puna e prokurorisë është një skandal. Duhet të thirren në Gjykate, Nue Kalaj, Shkelzen Berisha dhe Hamza Merxhani. Prokuroria kërkonte mbylljen e çështjes pa thirrur të dëshmitarët në gjykatë. Në dosjen e kallëzimit është miratuar edhe denoncimi lidhur me shoqëritë e mbledhjes së borxheve. Me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë, Kastriot Ismailaj është dënuar me shumë vite burg për korrupsion. U kërkua mbyllja e hetimit pa dëshmitë përkatëse. Rreth 414 milionë leke dëm shtetit nga favorizimi i CEZ” - tha Balla.

 

Të këshilluara

Spitali Amerikan tërheq vëmendjen europiane

Health Business International, portali lider i biznesit privat shëndetësor në Europë e më gjerë, i ka kushtuar hapësirë ekskluzive intervistës me Dr. Klodian Al...

11:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI