Flash

1.2 milion euro, Vjollca Hoxha shet aksionet e 'Lori Caffe'

Lapsi.al 15 December 2017
1.2 milion euro, Vjollca Hoxha shet aksionet e 'Lori Caffe'

Valtelina, një nga përpunuesit më të mëdhenj të kafesë në vend, tregtues i markës Lori Caffe, ka ndryshuar strukturën e aksionerëve.

Sipas të dhënave zyrtare të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Familja Hoxha ka shitur 51% të aksioneve, duke e ulur zotërimin e saj në 49% dhe duke lëshuar në këtë mënyrë kontrollin e kompanisë.

Transaksioni është regjistruar më 12 dhjetor dhe blerësi i 51% të aksioneve është kompania ALB-ERK. Sipas kontratës së shitblerjes, çmimi i shitjes së 51% të aksioneve është 153 milionë lekë, ose rreth 1.2 milionë euro.

5 aksionerët e familjes Hoxha, që më parë kishin secili nga 20% të aksioneve (Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha) kanë shitur secili nga 12.75% të kuotave dhe kanë mbajtur secili nga 7.25%.

Blerësi ALB-ERK, i krijuar në vitin 2009, ka si aktivitet import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm, kryesisht kafe dhe aksionerë janë me nga 50% secili, Eduart Hoxha dhe Artan Hoxha.

Shitësit kanë ruajtur sipas kontratës të drejtën e riblerjes së aksioneve. “Kjo kontratë shitje kuotash i nënshtrohet kushtit të rishitësisht dhe shitësit kanë të drejtë të riblejnë nga blerësi kuotat e tyre respektive, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë”, thuhet në kontratën e shitblerjes.

Lori Caffe (Valtelina) është krijuar që në vitin 1995 dhe sipas faqes së saj në internet është prodhuesi më i madh i kafesë në vend. “Hapat e parë nisën me një pjekëse të thjeshtë, por pak kohë pas krijimit të saj, u vërtetuan vlerat e vërteta, çka bëri që dhe objektivi për të kapur majat në tregun shqiptar por edhe më gjerë, të kthehej në realitet”, thuhet në faqen e internetit.

Për vitin 2016, kompania realizoi të ardhura prej 526 milionë lekësh dhe fitim para taksave prej 94 milionë lekësh.

Blerësi ALB-ERK kishte të ardhura prej 323 milionë lekësh në vitin 2016, ndërsa fitimet para taksave ishin 21 milionë lekë, sipas të dhënave të deklaruara në bilancin e dorëzuar në QKB./monitor

Të këshilluara

Vritet sportisti shqiptar në Siri (FOTO)

Viktima e radhës nga lufta në Siri është një sportist shqiptar nga Shkupi. Ai quhet Adem Kamberi, i cili ka qenë boksier në klubin sportiv ‘Shkupi’. Lajmin për ...

17:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI