Flash

Vrau efektivin e FNSH-së, dënohet me burgim të përjetshëm David Qosja

Lapsi.al 14 December 2017
Vrau efektivin e FNSH-së, dënohet me burgim të

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm David Qosen, i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra.

Ndonëse mbrojtja ishte shprehur se Qosja kishte probleme mendore, ekspertiza e rrëzoi këtë gjë. Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë në Torovicë të Lezhës.  Forcat Speciale kishin mbërritur në Torovicë të Lezhës pasi Qose kishte qëlluar me armë në mes të fshatit duke terrorizuar banorët.

Në tentativë për arrestimin e Qoses, efektivi Kodra është qëlluar nga dy plumba të cilët i shkaktuan plagë të rënda në kokë. Ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital, ndërsa efektivët e tjerë të FNSH arritën të arrestojnë David Qosen pas pesë ore rezistencë të këtij të fundit.

Të këshilluara

Plumbi qorr godet një femër në Prishtinë

Një femër e moshës 38-vjeç ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është goditur nga një plumb qorr në kryeqytet. Rasti ka ndodhur sot pas orës 13:00 në rrugën ...

15:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI