Flash

Vrasja e Aleksandër Ndokës, flet familja 'kundërshtare' (VIDEO)

Lapsi.al 14 December 2017
Vrasja e Aleksandër Ndokës, flet familja 'kundërshtare'

Kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Alaksandër Ndokës në Lezhë dhe policia nuk ka asnjë të dhënë për atentatorin. Ndërkohë familja e Rifat Dushkut, e konsideruar në media si familja kundërshtare me Ndokat tregon për të gjitha konfliktet mes tyre.

Kur atentati ndaj Aleksandër Ndokës po kalon në heshtje, familja Dushku në Shëngjin vendos ta thyejë atë. Mediatizimi i vrasjes në Lezhë si pasojë e mundeshme nga konfliktet e krijuara prej djemve të Ndokës ka nxitur reagimin e familjes.

Me kërkesën e tyre, përfaqësuesi i saj, Rifat Dushku i tha ABC News që nuk është në konflikt me familjen Noka në Lezhë.

Ai foli për ngjarjen e 22 tetorit në Shëngjin, ku mbeti i plagosur djali i tij Florian Dushku. “Nuk e kuptoj pse mbahen në burg dy prej djemve të këtij fisi kur nuk janë ata autorët e ngjarjes”, thotë Dushku.

Burri që ka marrë përsipër publikisht të sqarojë pozicionin e familjes së tij, tregon se incidenti i 25 qershorit, ditën e zgjedhjeve, ishte një zënkë e momentit që lindi dhe përfundoi aty.

Dushkët duan paqe me familjen Ndoka dhe për këtë thonë se janë të gatshëm të betohen që nuk kanë lidhje me vrasjen e Alaksndër Ndokës.

Konfliktet e dy djemve të Aleksandër Ndokajt, 48 vjeçarit që u vra në pritë me breshëri automatiku kur po hynte në banesen e tij, janë një piste e hetimeve. Por edhe pas kaq ditësh pa rezultat. Vëllai ish deputetit socialist, Aleksandër Ndoka u qëllua disa herë me kallashnikov, por ende nuk ka një autor të dyshuar.

Të këshilluara

Plumbi qorr godet një femër në Prishtinë

Një femër e moshës 38-vjeç ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është goditur nga një plumb qorr në kryeqytet. Rasti ka ndodhur sot pas orës 13:00 në rrugën ...

15:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI