Flash

Vasili: Toka e Balilit me firmën e Edi Ramës…

Lapsi.al 14 December 2017
Vasili: Toka e Balilit me firmën e Edi Ramës…

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se kontratat e qiradhënies së 100 hektarëve tokë tek Klement Balili janë firmosur nga Edi Rama dhe jo nga LSI.

Sipas Vasilit këtë çështje e ngre PS-ja për të zhvendosur vëmendjen nga problemet që e rëndojnë. Vasili tha në Report Tv se përgjigje duhet të japë kryeministri i cili ka firmosur kontratat me vendim qeverie për t'i dhënë familjarëve të Balilit tokat në Delvinë.

"Është një çështje e ngritur nga PS, për të krijuar një fokus të ri, në betejë artificiale të re dhe akuza të reja. Kontrata e qirasë nuk është e ministrisë së Bujqësisë, por vendim i Qeverisë, i firmosur nga Rama dhe me zbatues Ministrinë e Bujqësisë. Autoritetin për të marrë një vendim të tillë e ka qeveria shqiptare. Mendoj se janë dhjetëra kontrata qiraje për toka të cilat nuk janë shfrytëzuar për t'u zhvilluar.

Ka një ligj antimafia që mund të sekuestrojë të gjitha pronat. Qeveria nuk mund të zhbëjë vendimet që ka marrë vetë. Kjo është një çështje mes PS dhe Edi Ramës. Ka një komendi që e zhvillon një deputet i vogël i PS që aspiron të kishte një vend në ministri...këto janë komedi të PS-së në qeveri.

Një pronë u tha sot se ia ka dhënë Lulzim Basha, një tjetër Edi Rama, tani doni me patjetër të përfshini edhe LSI-në? Le të përgjigjet Edi Rama për këtë", tha Vasili.

Kjo çështje u ngrit për diskutim mëngjesin e sotëm kur Erion Braçe paraqiti dy kontrata të firmosura nga Edmond Panariti ish-ministri i Bujqësisë, me të afërm të Klemend Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge kishin përfituar tokë bujqësore dhe para nga shteti. Ishte deputeti Braçe dhe deputeti Taulant Balla të cilët e konsideruan LSI-në, si partia e Balilajve duke kërkuar përgjigje nga Edmond Panariti. Lapsi.al

Të këshilluara

Plumbi qorr godet një femër në Prishtinë

Një femër e moshës 38-vjeç ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është goditur nga një plumb qorr në kryeqytet. Rasti ka ndodhur sot pas orës 13:00 në rrugën ...

15:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI