Flash

The Economist: Eleminimi i Tahirit i hap Veliajt rrugën drejt pushtetit

Lapsi.al 14 December 2017
The Economist: Eleminimi i Tahirit i hap Veliajt rrugën drejt pushtetit

Prestigjozja ‘The Economist’ në rubrikën "Europe’s new go-to city" i ka kushtuar një shkrim kryeqytetit shqiptar, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te puna e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gazetari e nis shkrimin me thirrjet ‘Lali Eri, Lali Eri’ të disa fëmijëve që shpejtojnë të takojnë kryebashkiakun teksa po inspekton punimet për rehabilitimin e ujërave të zeza në një zonë të kryeqytetit.

Nuk është e vështirë të kuptosh që në radhët e para, se shkrimi në fakt ka në fokus më shumë kryebashkiakun sesa vetë Tiranën. Jo më kot vizatohet rrugëtimi i kryebashkiakut që në moshë 10-vjeçare kur i vdiq babai dhe më pas iku drejt Greqisë me dajën e vet. Më tej përmenden studimet e tij në SHBA e Britani, si dhe themelimi i lëvizjes ‘Mjaft’.

“Armiqtë e tij e sulmojnë atë për mungesë  transparence në lidhje me dhënien e kontratave dhe për përpjekjet për të mbështetur mediat jo miqësore, të dyja pretendime që ai i mohon”, shkruan ‘The Economist’.

Pjesa më interesante e shkrimit është në fund, ku sipas ‘The Economist’, për Erion Veliajn konsiderohet si sukses shkatërrimi i karrierës së Saimir Tahirit, pasi ai ishte ‘sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste’.

Gazeta i referohet këtu hetimeve për përfshirje të ish-ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. ‘The Economist’ e ka pyetur Veliajn nëse ai dëshiron të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen. Por kryebashkiaku është përgjigjur se ai po mendon vetëm për të fituar një mandat të dytë si kryetar bashkie në Tiranë.

"Tani ai nuk mund të jetë në një moment më të mirë. Gjithkush mund të shohë rezultatet e punës së tij dhe, ai përfiton nga mos përfshirja në një skandal që plasi në tetor dhe që e ka dëmtuar Ramën dhe qeverinë e tij. Një ish ministër i Brendshëm u akuzua për bashkëpunim me kontrabandistët e drogës, një kërkesë që ai e mohon. Sukses për Veliajn, ish-ministri i Brendshëm, karriera e të cilit është shkatërruar, ishte sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste", shkruan 'The Economist'

Shkrimi i ‘The Economist’ me siguri që nuk vjen rastësisht në këtë moment, kur ‘vëllai-armik’ i Veliajt për të gëzuar trashëgiminë e Ramës në krye të PS-së, po përjeton momentin më të errët të karrierës së tij politike. Mbase ky shkrim nuk është pjesë e serisë së dhjetra shkrimeve të tjera të paguara në mediat e huaja për të promovuar punën e Veliajt, por sigurisht që ai është një operacion tjetër marketingu për kryebashkiakun dhe do të bëjë xhiron e radhës në mediat e tij klienteliste.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI