Flash

Taulant Balla në parlament: Partia e Klemend Balilit është Lëvizja Socialiste për Integrim!

Lapsi.al 14 December 2017
Taulant Balla në parlament: Partia e Klemend Balilit është

Socialistët janë hedhur në sulm kundër LSI-së duke e akuzuar për përfitimet që i janë dhënë familjarëve të Klemend Balilit me kontrata shtetërore. Pas Erjon Braçes në parlament ka folur edhe Taulant Balla.

“Është partia e Klemend Balilit, Lëvizja Socialiste për Integrim. Ka një ish ministër që ka firmosur për t’i dhënë toka bujqësore familjarëve të tij, në një kohë që ishte shpallur në kërkim nga policia. Kallëzime penale për të gjithë ata zyrtarë që kanë firmosur për t’i dhënë toka bujqësore” u shpreh Balla ndërsa kërkoi 5 minuta pushim, sa opozita të përgatitej për t’u bërë pjesë e seancës parlamentare. Para se të çohej për të folur Taulant Balla, ai pati një bisedë me kryeministrin Edi Rama, që shkoi u ul mes deputetëve socialistë në sallë. Në dy kontratat që publikuan socialistët, Bashkim Balili dhe i biri kishin përfituar toka bujqësore dhe para nga Ministria e Bujqësisë për të ngritur bizneset e tyre në Delvinë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI