Flash

Rama replikon me opozitën: Flisni për ndihma, ikët nga pushteti pasi hëngrët groshët dhe orizin e rezervave

Lapsi.al 14 December 2017
Rama replikon me opozitën: Flisni për ndihma, ikët nga pushteti

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për përmbytjet dhe dëmshpërblimet për të përmbyturit. Rama i ka kujtuar opozitës sërish rezervat e shtetit të lëna bosh, një akuzë e thënë edhe më parë nga maxhoranca kur sapo pati marrë pushtetin. Kryeministri tha se qeveria e kaluar mor groshët dhe orizin për pilaf por edhe çizmet.

“Kur ju dëgjon juve po mos t’ju njohësh thua sot erdhën këta nga Hëna a thua se nuk ishit këtu kur ndërtohej në mes të lumit. Kur propagandohej mrekullia e 8 e botës se kështu e keni quajtur. Ndërtimi pa leje është mrekullia e 8 e botë. Jemi i vetmi vend thoshte Saliu që kemi ndërtuar një qytet pa leje. Ndërtimin për lum dhe në lum e sollët ju dhe tani vini këtu kërkoni llogari thua se ishit në Hënë. E bëtë shtetin e Shqipërisë karikaturën më qesharake. Vini flisni këtu për ndihma ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët dhe orizin e rezervave të shtetit e bëtë pilaf për vete. Morët dhe çizmet. Po çizmet çi deshët? Rezervat e shtetit trokë tani thoni çne këto ndihma.” – tha Rama nga foltorja e Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI