Flash

Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase mbledhje të përbashkët të premten në Pogradec

Lapsi.al 14 December 2017
Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase mbledhje të përbashkët

Të premten pritet të mbahet në Pogradec mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase. Ndonëse mbledhja e përbashkët ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, ajo u shty për t’u zhvilluar të premten në datë 15 dhjetor.

 

Pas mbledhjeve të përbashkëta që qeveria “Rama” ka mbajtur me atë “Haradinaj”, në fundjavë do të ulet në tryezë me kabinetin e Zoran Zaevit. Më herët qeveria maqedonase ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Bullgarisë.

 

Ende nuk është publikuar axhenda e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, por njësoj si në rastin e takimit Shqipëri-Kosovë, ai pritet të jetë më shumë një gjest simbolik bashkëpunimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI