Flash

“LSI, partia e Kelmend Balilit”, Braçe nxjerr kontratat që implikojnë Edmond Panaritin

Lapsi.al 14 December 2017
“LSI, partia e Kelmend Balilit”, Braçe nxjerr kontratat

Erjon Braçe publikoi në parlament 2 kontrata të lidhura mes Ministrisë së Bujqësisë dhe familjes Balili, e cila përfitoi tokë bujqësore pasi në Greqi Kelmend Balili ishte shpallur si Eskobari i Ballkanit.

“Në datë 20 maj 2016, mbajeni mirë këtë datë, 20 maj 2016, mbi 20 hektarë tokë bujqësore iu dha Bashkim Balilit, i afërm i Kelmend Balilit. Ky nuk është aktor dhe unë nuk bëj teatër. Kontrata u lidh kur partnrët tanë shpallën në kërkim Kelmend Balilin, kjo është tradhti e rëndë. Shikoni këtë kontratë tjetër. Në datë 6.7.2016, kontratë me Albuniversal.shpk e themeluar nga Albin Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit. Dhënë nga partia e tyre, për këta njerëz. 90 hektarë tokë bujqësore për t’i mbjellë me arra dhe shegë” tha Braçe.

Seanca parlamentare nisi me interpelancën që deputeti Erjon Braçe ka pasur me Niko Peleshin, Ministrin e Bujqësisë. Por ndërsa dy socialistët shkëmbenin diskutime në sallë, gjysma e parlamentit ishte bosh.

Opozita mungoi sipas një ideje të paramenduar për të mos u bërë dekor i interpelancave që i konsideron teatër brenda mazhorancës.

Ndërkohë në sallë, kryeministri Rama u pa duke biseduar kokë më kokëme kreun e grupit parlamentar, Taulant Ballën dhe më pas me Ermonela Felajn.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI