Flash

“Jeruzalemi kryeqytet...”, Ditmir Bushati shpjegon heshtjen e ditëve të fundit

Lapsi.al 14 December 2017
“Jeruzalemi kryeqytet...”, Ditmir Bushati shpjegon heshtjen e

Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga presidenti amerikan nuk e ndryshon qëndrimin e Shqipërisë. Ministri ynë i jashtëm, Ditmir Bushati shpjegoi në parlament se përse vendit tonë i takon të mbajë një profil të ulët në këtë çështje, megjithëse pozicionimi nuk ka ndryshuar.

“Persona të ndryshëm më kanë pyetur përse nuk jemi shprehur. Por unë mund t’ju them që kjo qeveri nuk vuan nga gjigandomania që për çfarëdo lloj gjëje që shfaqet, qeveria të dalë me një qëndrim, duke pasur parasysh se qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian” u shpreh Bushati, që sqaroi se nuk ka asgjë të re në qëndrimin e Shqipërisë, megjithëse ambasadori ynë ka marrë pjesë së fundmi në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

“Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Evropian” e mbylli fjalën e tij Ministri i Jashtëm.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI