Flash

FOTO TE RRALLA/ Ky peshkaqen është 512 vjeç

Lapsi.al 14 December 2017
FOTO TE RRALLA/ Ky peshkaqen është 512 vjeç

Një studim i përbashkët mes shkencëtarëve danezë, anglezë dhe kinezë ka arritur në përfundimin se peshkaqenët e Greenlandës janë vertebrorët më jetëgjatë në planet. Bëhet fjalë për një specie që jeton në ujërat thellësitë e ujërave të ftohta nga Veriu i Atlantikut deri në Veri të Arktikut dhe shtrirje nga Greenlanda deri në Shtetet e Bashkuara e Kanada.

Duke analizuar ADN-në e siguruar nga kapja e një peshkaqeni të gjallë, shkencëtarët arritën në përfundimin se ky vertebror mund të arrijë jetëgjatësinë deri në 512 vite. Fokat janë menuja kryesore e këtyre peshkaqenëve, por nuk mungojnë rastet e ushqimit me mbetjet e kafshëve të tjera detare të ngordhura.

Studiuesit thonë se ky peshkaqen arrin pjekurinë seksuale në moshën 150-vjeçare. Por, e gjithë kjo jetëgjatësi nuk vjen pa kosto. Shkencëtarët kanë gjetur në sytë e këtyre peshkaqenëve parazitë të fuqishëm, aq sa besohet se në shumë raste, këta parazitë janë shkaktarë për humbjen e shikimit të peshkaqenëve.

ADN e këtyre peshkaqenëve po studiohet për të kuptuar se çfarë e bën atë kaq jetëgjatë dhe për të shfrytëzuar njohuritë e dala prej këtyre studimeve në dobi të rritjes së jetëgjatësisë së njeriut.

Të këshilluara

Dëbora mbulon Italinë

Bora ka ndaluar në Piemonte dhe tani alarmi është për ngricat. Nuk ka më shi në Liguria, por ka ndërprerje të qarkullimit. Moti i keq ka shënuar një “armëpushim...

14:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI