Flash

Edinburg apo Londër? Dyshime për udhëtimin e Bashës jashtë vendit

Lapsi.al 14 December 2017
Edinburg apo Londër? Dyshime për udhëtimin e Bashës

Paraditen e së enjtes Partia Demokratike njoftoi se Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Sipas PD-së, “Basha do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike”.

Por në parlament, Taulant Balla hodhi dyshime se Lulzim Bash aka devijuar për në Edinburg në Skoci.

“Basha është në Edinburg, në vendin ku është bërë pagesa e 675 mijë dollarëve. Në Edinburg, në vendin ku kompania që pagoi 675 mijë euro për lobim në SHBA, ka rezidencën e vet. Pse iku Lulzimi në Edinburg? Nuk kemi rezultate nga prokuroria, por nuk ka nevojë për fakte që Luli është gënjeshtar dhe siç ka thënë zonja Jozefinë, “Luli të rren edhe kur thotë sa është ora”

KQZ thotë që këto pagesa nuk rezultojnë të paguara. ku është lulzimi? PD ka paguar në total 875 dollarë lobingun, se lobing kanë bërë të gjithë ku 20 ku 10 mijë, por 875 mijë nga të cilat 675 janë paguar nga një kompani guackë në Edinburg, atje ku është Basha sot. I rrëshqiti Berisha sot, por përmendi offshore. PD duhet të bëjë transparencë për këtë transaksion që ka nissur hetimet edhe në SHBA” tha Taulant Balla ndërsa fliste në foltoren e parlamentit.

Por deklaratat e Ballës janë përgënjeshtruar nga Edi Paloka.

“Kam këtu ftesën e partive konservatore. Basha është në konferencën e partive konservatore në Londër. Jo se nuk e dini sa ordiner është zotëria, por përpiqen të hedhin shashka dhe bomba tymuese për të mbuluar 20 milion eurot e Habilajve” tha deputeti i PD-së.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI