Flash

Shtetet islame shpallin Jerusalemin Lindor kryeqytet të Palestinës

Lapsi.al 13 December 2017
Shtetet islame shpallin Jerusalemin Lindor kryeqytet të Palestinës

“Ne e shpallim Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të Palestinës dhe i ftojmë të gjitha shtetet ta njohin shtetin palestinez dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytet të tij nën okupim”, thuhet në deklaratën e sotme të Organizatës për Bashkëpunim Islam, e cila vjen si përgjigje ndaj vendimit të SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Në samitin e sotëm që u mblodh në Stamboll me ftesë të Presidentit turk, Erdogan, u vlerësua se vendimi i SHBA-ve është sulm ndaj vlerave të popullit palestinez, sabotim i qëllimshëm i përpjekjeve për paqe dhe shtytës i esktremizmit.

 “Ne e konsiderojmë atë si një sulm ndaj vlerave historike, ligjore, natyrore dhe kombëtare të popullit palestinez, sabotim i qëllimshëm i të gjitha përpjekjeve për paqe, shtytës i ekstremizmit dhe terrorizmit dhe kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Deklarata i bën thirrje të gjitha shteteve anëtare t’i japin prioritet çështjes palestineze në takimet e tyre ditore dhe axhendën e politikës së jashtme. Nga vendet e thirrura në samit kërkohet që organet e tyre të sigurojnë çdo mbështetje ekonomike, sociale, teknike dhe financiare për popullin dhe shtetin palestinez.

Shtetet anëtare kanë theksuar rëndësinë e Kudsit për muslimanët dhe të krishterët, duke konfirmuar përkushtimin për paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, e cila bazohet në krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor.

Deklarata ka dënuar sulmet izraelite në protestat paqësore, ndërsa po ashtu është shprehur përkushtim për të siguruar burime financiare të nevojshme për mbështetjen e popullit palestinez.

Si një ndër 56 vendet anëtare të kësaj organizate, dhe Shqipëria u përfaqësua në mbledhjen e sotme, por në nivel të ulët. I pranishëm aty ishte vetëm ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli. Vendi ynë nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi zhvillimet e reja në Lindjen e Mesme pas vendimit të presidentit Trump për Jeruzalemin. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Dëbora mbulon Italinë

Bora ka ndaluar në Piemonte dhe tani alarmi është për ngricat. Nuk ka më shi në Liguria, por ka ndërprerje të qarkullimit. Moti i keq ka shënuar një “armëpushim...

14:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI