Flash

Plan apo rastësi? Çfarë ndodh me Tahirin kur vijnë ministrat italianë

Lapsi.al 13 December 2017
Plan apo rastësi? Çfarë ndodh me Tahirin kur vijnë

Për Saimir Tahirin duken të largëta ditët kur nga Italia i vinin bizhuteri të shtrenjta, si dhurata për familjarët. Ka disa muaj që çfarë shfaqet në horizont përtej Adriatikut, ish ministrit i vjen si mynxyrë. Mund të jetë rastësi, por sa herë ka një kontakt me autoritetet italiane, pozitat e Tahirit rëndohen. Koinçidencat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta duke forcuar idenë se italianët kërkojnë ndëshkimin e ish ministrit dhe hetimin e plotë të dosjes Habilaj. Faktikisht, nëse në anën tjetër të kufirit nuk do të kishte pasur shqetësim për kanabisin, këtej do të ishim duke parë ende spektaklin e policisë që duam dhe të "bravo çunave".

Nga Italia, Tahirit i erdhi lajmi i arrestimit të Habilajve, kushërinjve që i shiti makinën, me kusht që të mos e deklaronte në shtet dhe që ta përdorte vetë herë pas here.

Nga Italia i erdhi dosja me përgjimet e trafikantëve, ku Habilajt e përshkruanin si njeriu që merrte një pjesë nga fitimet e biznesit të drogës dhe për ish ministrin u bë gati qelia e burgut. Nëse nuk do ta kishte shpëtuar partia, sot për të do të flitej ndryshe. Por akoma më domethënëse janë ngjarjet që pasuan.

Nuk kaloi shumë dhe nisën për vizitë Ministrin e Brendshëm, Marko Minitin. Pikërisht atë ditë, në datën 3 Nëntor doli lajmi i arrestimit të Orest Sotës, të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patentat detare të ish ministrit.

Nga 3 Nëntori, Saimir Tahiri i dha fund daljeve publike. Nuk flet më për pafajësinë, nuk sulmon prokurorët, nuk i përgjigjet opozitës dhe as nuk jep shpjegime për ç’ka e lidh me Orest Sotën.

Një tjetër "koinçidencë" ishte vizita këtë të martë e Ministrit të Drejtësisë, Andrea Orlando, ditën kur Tahiri mori një goditje tjetër; bllokimin e pasaportës dhe kartës së identitetit.

Është e qartë se italianët janë të pakënaqur për ecurinë e hetimeve të dosjes Habilaj.

Bilanci i arrestimeve nga pala shqiptare është katastrofë.

Florion Habilaj, që mbante kontaktet me “shefin e madh” është i lirë, tre ish policët Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode janë në arrati. Edhe disa prej ish shefave të policisë, për të cilët u sollën prova se janë implikuar në kultivim dhe trafik të kanabisit, janë larguar jashtë vendit. I vetmi që ka mbetur në mëshirën e fatit është Saimir Tahiri. Ndoshta për të parë ndonjë arrestim, duhet pritur vizita e radhës nga Italia.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

Rama, një tjetër telash me vëllain Taip

Edi Rama mund të gjendet shumë shpejt në presionin mes Trump dhe Erdogan ashtu sikurse diplomacia shqiptare mund të gjendet nën trysninë mes ShBA-së dhe Turqisë...

15:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI