Flash

Përgjimet për Tahirin/ Habilajt: I kanë vjedhur zgjedhjet të gjitha

Lapsi.al 13 December 2017
Përgjimet për Tahirin/ Habilajt: I kanë vjedhur zgjedhjet të

Dalin në dritë të tjera përgjime nga dosja “Habilaj” e hartuar nga prokuroria e Katanias. Bisedat e përgjuara janë pjesë e dosjes së dytë prej afro 2 mijë faqesh të mbërritur nga Guardia di Finanza në kuadër të hetimit që prokuroria ka çelur ndaj ish-ministrit. Nga dokumenti rezulton se Tahiri, përmendet në disa përgjime nga Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij në trafik, të cilët flasin hapur për dhuratat që ish-ministri ka pranuar prej tyre. Emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendet në përgjimet e datës 10.10.2014 si dhe në dy përgjime të datës 13.01.2014.

Në orën 22:34 minuta, të datës 13 janar 2014, brenda automjetit tip “Mercedes Compressor” me targë IHP 26 90 në përdorim nga shtetasi Moisi Habilaj, është përgjuar biseda mes Enea Sulajt dhe një burri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Makina thuhet në dosje, ishte në lëvizje.

Enea i shpjegon bashkëfolësit se bashkë me Moisi Habilajt, shkuan në një dyqan në Catania, menaxherin e të cilit ja kishte prezantuar Antonio Riela dhe më poshtë flitet sa Tahirit i kishte pëlqyer kostumi.

Enea Sulaj: "Kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që i kishte kështu…kostumin. Më tha “zgjedhjet” (elizioni, it), por unë e kuptova sikur po thoshte “leksionet”. Ndërsa ata me “zgjedhje” quajnë votimet.

Dhe ai më tha, po zgjedhjet mirë? Dhe unë i thashë… po çfarë të tha që shkojmë në shkollë. Çfarë i the? Dhe ai më thoshte, po jo, jo, flet meqenëse ka folur me Saimirin dhe po pyet për zgjedhjet. Dhe unë i thashë, kam një lëmsh. I kanë vjedhur të gjithë votat.

Kështu fillova të flisja për politikë më atë…dhe Moisiu me thoshte, lërë këtë muhabet, sepse sikur të vijë ai, sepse e ka mbajtur numrin (aludon për faktin se Saimiri e ka ruajtur numrin e pronarit të dyqanit). Sikur të vijë për të blerë, sepse i kishte pëlqyer (kostumi).

Më tej, Enea i rrëfen bashkëbiseduesit për dhuratën që Moisi Habilaj, i kishte bërë bashkëshortes së Tahirit.

Enea: E more vesh çfarë i ka blerë bashkëshortes së atij? Një gjerdan që kushton 15 mijë euro.

Burri: Po çfarë po thu?

Enea: Tani për tani që u nis…përveç parave….

Burri: Kostumit dhe….

Enes: Jo, jo

Burri: Nuk jep asgjë për bashkëshorten

Enea: Përveç Sokolit që i mori paratë për punën, Saimiri nuk donte para.. Është e qartë…(fjalë të pakuptueshme) dhe i dha gjerdanin me diamante.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI