Flash

Përballja/ Çfarë tha Saimir Tahiri kur nxori përgjigjen nga prokuroria e Katanias

Lapsi.al 13 December 2017
Përballja/ Çfarë tha Saimir Tahiri kur nxori përgjigjen

Vetëm 3 ditë pasi u publikua dosja e përgjimeve të prokurorisë së Katanias për bandën e Habilajve të cilët kishin trafikuar sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë Saimir Tahiri doli në konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit. Ish-ministri i Brendshëm ndori para medieve një dokument të marrë sipas tij nga prokuroria e Katanias. Në 24 tetor Saimir Tahiri thoshte se kishte pyetur prokurorinë e Katanias nëse ai ishte nën hetim dhe sipas dokumentit që ai u serviri medieve ndaj tij nuk kishte asnjë lloj ndjekjeje penale.

“I komunikohet kërkuesit Saimir Bashkim Tahiri, lindur në Shqipëri në datën 30/10/1979, nuk rezultojnë, deri në datën e kërkuar, nisje hetimesh nga Prokuroria që lëshon dokumentin” – thuhej në dokumentin e nxjerrë nga Tahiri.

Këtë të mërkurë TCH konfirmoi nëpërmjet një tjetër dokumenti një tjetër përgjigje nga prokuroria italiane. “Prokurori nuk e sheh të arsyeshme të përgjigjet” – ishte përgjigjja e saj. Ajo që ka ngritur dyshime ishte vërtetësia e dokumentit të sjellë nga Tahiri pasi është dukshëm i ndryshëm nga i pari. Kjo ka shtuar pikëpyetjet mbi çështjen duke shtuar dyshimet se ndaj Tahirit mund të ngrihet një çështje penale në Itali.

Por çfarë tha në atë kohë Saimir Tahiri.

“Unë sot jam një qytetar pa asnjë lloj pushteti dhe si i tillë, me një kërkesë sigurova një dokument të thjeshtë nga Prokuroria e Katanias, që thotë se shtetasi Saimir Tahiri nuk rezulton të ketë pasur ndonjë procedim penal nga Prokuroria e Katanias. Pra Prokuroria e Katanias, që ka hetuar për 4 vjet këtë grup kriminal që kërkon të më lidhë Prokuroria shqiptare, nuk ka gjetur asnjë provë për të nisur hetim ndaj meje. Atëherë si ka mundësi që Prokuroria jonë, brenda 48 orëve, me shkrime dhe letra nëpër media, kërkon arrestimin tim? Thanë se prisnin letra nga Italia. Unë jam shumë dakord, pres edhe unë të bëhet e vërteta. Por kaq të vështirë e kishte Prokuroria të merrte një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Katanias, të cilën unë e mora për 48 orë?” – tha Tahiri.

Në fund Tahiri u betua se do t’i shkonte “të vërtetës deri në fund”. Problemi është se fundi mund të jetë i hidhur...©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Krishtlindja “çmend” australianet

Jemi ende larg Krishtlindjes, por të rinjtë australianë i kanë nisur që tashmë festimet. Me qindra të rinj janë parë teksa kanë festuar në rrugët e North Wollon...

23:12

Kush sheh porno do të paguhet

450 milionë përdorues dhe 30% e sasisë së internetit të konsumuar vetëm për të vizituar faqet për të rritur. Këto janë të dhënat për trafikun mujor të faqeve p...

23:00

Fashion Award 2017/ Veshjet më të mira

Mbrëmjen e djeshme yjet kanë veshur rrobat e tyre më të mira dhe kanë shkëlqyer në tapetin e kuq në ‘Royal Albert Hall’ për “Fashion Awards 2017”. Ky org...

16:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI