Flash

Analistët/ Pse opozita po bllofon me zhurmën kundër zgjedhjes së kryeprokurorit

Lapsi.al 13 December 2017
Analistët/ Pse opozita po bllofon me zhurmën kundër zgjedhjes

Debati politik për mënyrën se si do të zgjidhet prokurori i përgjithshëm ka përfshirë furishëm edhe komentuesit e shtypit. Një pjesë e tyre që në këtë rast mbështesin qëndrimet e shumicës parlamentare janë përpjekur ta shfryjnë zhurmën që po bën opozita duke qëmtuar argumenta të ndryshme se përse sipas tyre aleanca PS-LSI po bllofon. Kështu në një artikull sot tek gazeta Mapo: “Beteja për kryeprokurorin është shumë zhurmë për asgjë” (shiko linkun poshtë), Mustafa Nano shkruante se “Beteja për fatin e Prokurorit të Vjetër apo për emërimin e atij të riut, është një teatër, nëpërmjet të cilit duan të fshehin qëllime të tjera”.

 

http://www.mapo.al/2017/12/beteja-per-prokurorin-e-perkohshem-eshte-shume-zhurme-per-asgje/1

Paralelisht me këtë ide, Skënder Minxhozi në editorialin e tij në Javanews.al të titulluar: “Berisha dhe Meta duan të mbajnë në jetë garantin” e përligjte zhurmën e opozitës me përpjekjen e saj për të mbajtur në postin aktual Adriatik Llallën: “Kjo piskamë vaji që këndohet çdo ditë për fatin e Llallës është në fakt materializimi i frikës trevjeçare që PD e LSI kanë nga përmbysja e sistemit të vjetër klientelist të drejtësisë shqiptare. Prandaj Adriatik Llalla duhet të rrijë sa më gjatë në zyrë, edhe pse pa mandat dhe me një bilanc anonim që nuk i hyn në punë askujt. As atij vetë” shkruante ai(shiko linkun poshtë).

 

http://www.javanews.al/berisha-dhe-meta-duan-te-mbajne-ne-jete-garantin/

Ndërsa disa ditë më parë, Mero Baze në editorialin e tij në Gazeta Tema kishte një këndvështrim të ndryshëm që shkonte sërish në të njëjtën linjë. Pasi argumentonte se shumica është në të drejtën e saj ta zgjedhë një prokuror me shumicë të thjeshtë ai e shikonte mohimin e PD-së dhe LSI së më shumë sesa një mbrojtje të ligjit, si një aksion për të forcuar aleancën kundër reformës në drejtësi të ngjizur me kohë nga çifti PD-LSI?. Në shkrimin e tij: “Problemi është aleanca jetëgjatë kundër reformës” Baze shkruan:” Të gjithë e dinë që ai është i përkohshëm, për disa muaj derisa të ngrihet KLP, dhe pastaj beteja është në Parlament. E gjithë zhurma nuk është, se mos humbasë Kryeprokurorin e përkohshëm, por se mos humbasin njëri tjetrin. Është një hall që i bashkon tani e dy vjet. Dhe nuk është problemi tek prokurori i përkoshëm, por tek ruajtja e aleancës jetëgjatë kundër reformës” (shiko linkun poshtë). Pra të gjithë në mënyra të ndryshme dhe duke çmontuar argumentat dhe prapamendimet e opozitës arrijnë në përfundimin se nuk ka problem që Edi Rama të zgjedhë një kryeprokuror vetëm me votat e tij.

http://www.gazetatema.net/2017/12/07/problemi-eshte-aleanca-jetgjate-kunder-reformes/

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Rama, një tjetër telash me vëllain Taip

Edi Rama mund të gjendet shumë shpejt në presionin mes Trump dhe Erdogan ashtu sikurse diplomacia shqiptare mund të gjendet nën trysninë mes ShBA-së dhe Turqisë...

15:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI