Flash

LSI hidhet në sulm frontal kundër çiftit Lu - Vlahutin (deklaratat)

Lapsi.al 12 December 2017
LSI hidhet në sulm frontal kundër çiftit Lu - Vlahutin

LSI nuk e ka pasur kurrë zakon sulmin e hapur ndaj ndërkombëtarëve. Madje kur në mandatin e kaluar njëri prej deputetëve të saj, Përparim Spahiu foli i autorizuar kundër rrolit të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi, brenda partisë u zhvillua një shoë i vërtetë gjoja për pezullimin e tij. Natyrisht e gjitha ishte një farsë, por ajo dëshmon kujdesin që ka pasur LSI-a për të mos u ngacmuar ballas me ndërkombëtarët.

Krejt e kundërta po ndodh tani pas qëndrimeve flagrante që po mban çifti Lu Vlahutin (lexo editorialin poshte) për mënyrën e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm dhe për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të emërimeve në drejtësi.

I pari Luan Rama foli për heshtjen e korruptuar të ndërkombëtarëve që kanë bërë sikur nuk kanë parë se si në këtë zgjedhje janë shkelur të gjitha kriteret që kërkon ligji.  Pas tij nuk ka mbetur edhe Petrit Vasili i cili me një status në Facebook është tallur me kërkesën për kompromis për zgjidhjen e kryeprokurorit: “Kompromisi politik që zhbën kushtetutën dhe ligjin nuk mund të jetë pazari i radhës, qoftë ky i bërë në shqip apo në anglisht” shkroi ai. Dhe si gjithnjë më i ashpri është treguar ish ministry i drejtësisë Ylli Manjani që ka nxjerrë një document ku tregohet se shoqëria civile ka dështuar të dërgojë kandidaturat e saj për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Manjani ka kujtuar se ishin ambasadorët që kërkuan përfshirjen e shoqërisë civile dhe ka lëshuar mesazhin: ‘Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje” (poshtë).

Deri më sot rrallë herë është parë q ëish partia e Ilir Metës të organizojë një sulm frontal si ky, kundër ambasadorëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama, një tjetër telash me vëllain Taip

Edi Rama mund të gjendet shumë shpejt në presionin mes Trump dhe Erdogan ashtu sikurse diplomacia shqiptare mund të gjendet nën trysninë mes ShBA-së dhe Turqisë...

15:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI