Flash

Sulmi terrorist në New York, kamikazi i inspiruar nga ISIS

Lapsi.al 11 December 2017
Sulmi terrorist në New York, kamikazi i inspiruar nga ISIS

Një bombë ka shpërthyer në stacionin e metrosë mëngjesin e sotëm në New York. Në këtë sulm, që autoritetet e rendit e konsiderojnë si terrorist, kamikazi i inspiruar nga ISIS-i ka marrë lëndime të rënda, ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe tre të tjerë.

Mëngjesin e sotëm, në Manhatan, qendrën më të frekuentuar në Nju Jork, ka ndodhur një sulm, i dyshuar si terrorist.

Sulmuesi, 27-vjeçar, ka shpërthyer bombën, prej ku ka mbetur i lënduar rëndë, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë. Policia më pas e ka arrestuar kamikazin.

Njoftimet e para thonë se shpërthimi u shkaktua nga një bombë artizanale e ndërtuar me tub metalik, por policia tha se kjo ende nuk është sqaruar.

Tre linja të metrosë po evakuohen dhe disa të tjera po e anashkalojnë stacionin në Rrugën 42, që ndodhet në zemër të Sheshit Time të Manhatanit, një destinacion popullor për turistët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI