Flash

Reshjet e borës ‘paralizojnë’ transportin në Europë, anulohen qindra fluturime

Lapsi.al 11 December 2017
Reshjet e borës ‘paralizojnë’ transportin në

Bora që ka mbuluar Europën veriore ka shkaktuar shumë anulime dhe vonesa në aeroportet e Holandës dhe të Brukselit.

Gati 300 fluturime u anuluan në Schiphol, ndërsa aeroporti i Brukselit u anuloi 50.

Udhëtarët janë këshilluar të kontrollojnë përditësimet e fluturimeve në shtëpi, para se të nisen për në aeroport në mot të keq.

Në Gjermani, bora e madhe ka shkaktuar shumë përplasje makinash dhe bllokime të trafikut, si dhe vonesa në tren.

Më shumë se 300 fluturime u anuluan të dielën në aeroportin e Frankfurtit, i cili është më i ngarkuari në Gjermani.

Në 32 rajone të Francë u shpall situatë emergjente, pasi stuhitë goditën zonat bregdetare.

Rreth 80,000 shtëpi kanë mungesë të energjisë elektrike në Luginën e Loire të hënën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI