Flash

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit mohon zërat: Nuk do jem ambasador në Maqedoni

Lapsi.al 9 December 2017
Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit mohon zërat: Nuk do jem

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee ka hedhur poshtë lajmin që qarkulloi në media se ai do të emërohej ambasadori në Shkup. Në një intervistë ekskluzive për televizionin boshnjak N1, Yee tha se është i kënaqur me funksionin që ka aktualisht.

“Mos besoni çdo gjë që do të lexoni. Jam shumë krenar që jam zëvendësndihmës sekretar i SHBA-ve dhe jam i kënaqur nga puna ime. Më vjen mirë që mund të vërtetoj se ende do të jem në këtë pozitë”, - tha Yee.

Ai shton se interesat e SHBA-ve në rajon janë të drejtuara nga ndihma që vendet e rajonit të mund të afrohen drejt qëllimeve të tyre dhe ato janë prosperiteti, demokracia dhe stabiliteti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI