Flash

Humbën ndaj Lushnjës, sërish sherr në dhomat e Kukësit

Lapsi.al 9 December 2017
Humbën ndaj Lushnjës, sërish sherr në dhomat e Kukësit

Humbja e papritur 3-1 në shtëpi ndaj Lushnjës duket se nuk do kalojë pa pasoja te Kukësi. Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” trajneri Milinkoviç ka marrë vendimin për t’u larguar nga stoli i verilindorëve. Këtë pritet t’ia komunikojë edhe presidentit Safet Gjici.

Ky moment i vështirë që po kalon skuadra verilindore pritet të prekë edhe futbollistët. Në përfundim të takimit, gazetari i “Supersport” Elvis Rexha, në një lidhje të drejtpërdrejtë ka njoftuar për një tension në dhomat e zhveshjes.

“Pati një mbledhje në dhomat e zhveshjes dhe ishte mjaft e tensionuar, me tone të larta. Trajneri Milinkoviç nuk ka qenë prezent, pasi ka qëndruar në stol së bashku me ndihmësin e tij”, - u shpreh gazetari.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI