Flash

Si u pushkatua në Shqipëri piloti, agjenti grek i CIA-s

Lapsi.al 8 December 2017
Si u pushkatua në Shqipëri piloti, agjenti grek i CIA-s

Piloti grek 23-vjeçar Nikos Akrivojanis, i cili u ul me avionin e tij afër qytetit të Sarandës duke pretenduar se urrente regjimin shtetëror në Greqi. Por, në të vërtetë piloti grek kishte tjetër mision.

Nga Arben Llalla

Ishte koha, ku në kufirin greko-shqiptar në zonën e Çamërisë funksionin disa zyra dhe baza sekrete të CIA-s për të përgatitur shqiptarët e arratisur për rrëzimin e rregjimit të Enver Hoxhës. Kampet ku stërviteshin të arratisurit shqiptar mbështeteshin në mënyrë sekrete edhe nga shërbimi inteligjent i Greqisë. Gjatë viteve 1949-1956 në Shqipëri ishin strehuar rreth 35 mijë grekë të ushtrisë komuniste, të cilët erdhën pas luftës qytetare greke 1945-1949. Grekët e ushtrisë komuniste shiheshin si një rrezik i madh për rrëzimin e qeverisë së Greqisë që mbështetej fort ato viteve nga Anglia dhe SHBA.

Ishte prilli i vitit 1952, kur aeroplani i ushtrisë greke që e drejtonte piloti Nikos Akrivojanis u ul në territorin e Shqipërisë. Piloti grek pretendonte se ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh. Për disa vite Nikos Akrivojannis quhej tradhtar, por me kalimin e viteve ai u rehabilitua, pasi u vërteua se kishte qenë me mision të zbulim dhe kundërzbulimit grek në bashkëpunim me CIA.

Nikos Akrivojannis vinte nga një familje greke nga Selaniku dhe babai i tij kishte qenë ushtarak i lartë i rregjimit të Elefteros Venizellos. Akrivojannis për dy vite u stërvit në kampet sekrete të CIA nga 1950-1952, atje mori edukimin komunist, mënyrën politike marksiste-leniniste. Emri i koduar si agjent i CIA, Nikos Akrivojannis ishte “Lokris”. Pas gjykimit Nikos u dërgua në kampet, ku ishin edhe të burgosur të tjerë grekë, të cilët ishin zënë rob gjatë provokimet e gushtit 1949.

Sipas historianit grek Stavros Dajos gjatë marrjes në pyetje dhe gjyqit nuk doli informata rreth misionit sekret të pilotit Nikos Akrivojannis. Ai u dërgua fillimisht në një kamp në Lushnje ku gjendeshin edhe shumë grekë të tjerë. Në kamp Nikos Akrivojannis krijoi një organizatë sekrete të robëve me synim të t’u arratisur, por u spiunua nga një tjetër bashkëatdhetar pranë autoriteteve shqiptare, kështu që u kap gjatë tentativës në 13 dhjetor 1953. Më tej, u dënua me vdekje nga Gjykata e Beratit në korrik dhe u pushkatua më 14 gusht 1954. Kështu përfundoi piloti grek Nikos Akrivojannis, i cili u ngarkua me mision sekret nga sigurimi i Greqisë dhe CIA, por që në Greqi u gjykua zyrtarisht për tradhti kombëtare, ndërsa në Shqipëri u dënua për spiunazh.(27.al)

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI