Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Pse biznesmeni Pacolli e dëmton shtetin e Kosovës

Lapsi.al 8 December 2017
Pse biznesmeni Pacolli e dëmton shtetin e Kosovës

1.

Në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, fëmijët serbë në qytete kishin përpjesëtimisht më shumë biçikleta dhe më shumë njohuri të shprehjeve urbane në gjuhën e tyre amtare, dhe kur fëmija shqiptar ia kërkonte tjetrit biçikletën për të bërë një xhiro i thoshte "ama ta bëj një krug". Me këtë fëmija shqiptar jo vetëm manifestonte dëshirën e sapozbuluar për të bërë një xhiro me biçikletë të huazuar (dhe fshehtas ëndrrën për të pasur një të veten), por edhe faktin se "krugat" (xhirot) dhe konceptin e huazimit të biçikletës për një xhiro i kishin parë fillimisht te fëmijët serbë.("Xhiroja" do të importohej shumë më vonë nga Shqipëria).

Ky kontekst sociolinguistik më zgjoi sërish asociacionin dje me Bexhet Pacollin. Në analogjinë e fëmijëve me biçikleta e paramendoj se si ka ardhur në Kosovë pas aventurave të veta nëpër Rusi, Stana (shtete të Azisë Qendrore që mbarojnë me -stan) e kudo ta ketë çuar jeta, ka parë se si çdo njëri, ama bash çdo njëri, e kërkon dhe e merr biçikletën qeverisëse për një "krug"- bëhen presidentë, kryeministra e ministra, ambasadorë e zyrtarë të lartë-dhe e cyt veten me pyetje: "përse nuk e marr edhe unë një krug".

2.

Do të ketë nevojë për më shumë hapësirë e mendime për të shpjeguar tërë historinë e "krugave" të biçikletës kosovare - se si qe e mundur që niveli më i ulët i mundshëm intelektual e politik të mbërrinte sa më parë në sedilen e saj. Do të ketë po ashtu nevojë për më shumë hapësirë për të rrëfyer tërë aventurat e Bexhet Pacollit në ulësen e biçikletës. Por për këtë shkrim mjaftojnë tri deklarime të Bexhet Pacollit që do të tregojnë se me çfarë lehtësie "një krug qeverisës" është i dëmshëm për interesat themelore të këtij shteti.

Deklarimi i parë i Bexhet Pacollit qe në prag të zgjedhjeve të vitit 2007, kur e kërkonte biçikletën për "një krug". Atëbotë e kritikoi procesin negociator të Ahtisaarit, duke thënë se në vend se të bisedohet me Serbinë në Vjenë e Bruksel, me të duhej biseduar në Krushevc, bile pa kurrfarë ndërmjetësimi ndërkombëtar.

Deklarimin e dytë Pacolli e pati para disa javësh në Washington, kur homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiq, e ftoi që Kosova dhe Serbia bashkërisht ta shpallin Mitrovicën zonë të lirë ekonomike.

Dhe të tretin e pati në intervistën me Deutsche Welle kur, i pyetur për marrëdhëniet e Kosovës me Rusinë, tha: "Ne nuk zgjedhim blloqe në Lindje apo Perëndim. Kemi nevojë për një horizont të hapur. Ne jemi vend modern dhe duam të jetojmë në një botë moderne. Nuk kemi asgjë kundër Rusisë, është shtet që ne e vlerësojmë dhe do të sigurojmë se kemi marrëdhënie të mira më këtë vend".

3.

Gjatë këtyre 10 vjetëve të deklaratave të Pacollit nuk mund t'i mohohet një karakteristikë, se është konsistent. Ai është konsistent në të qenit gabim, gjegjësisht në deklarimin që është drejtpërsëdrejti në dëm të interesave të shtetit të Kosovës.

Në deklaratën e parë, të Krushevcit, Pacolli përsëriti me fjalë atë që kishte bërë me vepër më 1998, kur u përpoq të organizonte takim mes Rugovës e Milosheviqit në Beograd, pa ndërmjetësim ndërkombëtar, gjë që ishte një prej "vijave të kuqe" të Kosovës prej vitit 1990. Të deklarosh se Kosova duhej larguar prej procesit Ahtisaari (që në fund çoi në shpallje të Pavarësisë) për të biseduar me Serbinë në Krushevc mund të quhet naivitet në tërë paletën e budallallëkut, por në thelb është dëmtim i interesit shtetëror të vendit.

Në deklaratën e dytë, të shpalljes së përbashkët të Kosovës e Serbisë si një zonë ekonomike në Mitrovicë, është pranim se pas Marrëveshjes së Brukselit, Kosova ka ende potencial për ta ftuar Serbinë që të bashkëqeverisë në Kosovë. Që këtë ta thotë ministri i Jashtëm i Kosovës në mes të Washingtonit është deri më tani e padëgjuar, dhe jam pothuajse i sigurt, e papërsëritshme në të ardhmen.

Dhe, në të tretën, Bexhet Pacolli është personaliteti i parë politik kosovar që kam dëgjuar, prej rënies së komunizmit e këtej, të ketë thënë se Kosova dëshiron të jetë vend i painkuadruar, as me Lindjen e as me Perëndimin, dhe si i tillë e vlerëson Rusinë. Në fakt, është krejt e kundërta: përjashto Pacollin (dhe ndoshta Listën Serbe) ekziston një konsensus se Kosova i përket botës perëndimore, se dëshiron të jetë pjesë e BE-së dhe anëtare fuqiplotë e NATO-s, pra do të jetë pjesë e "bllokut të Perëndimit". Dhe, jo, Kosova nuk e çmon Rusinë. Rusia është vend i cili në formë aktive e të pandërprerë punon kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës. Për më tepër, Kosova nuk është e vetme: vendet kryesore të "bllokut perëndimor" pranojnë se Rusia është duke bërë përpjekje aktive për të dëmtuar demokracitë liberale në Evropë dhe Amerikë.

4.

Aventurat e Bexhet Pacollit në kontrata të naftës nigeriane, vallëzimet e vajzave dhe grave kosovare në tendën e Moamer el Gadafit tre muaj para se të rrëzohej nga pushteti, dhe mungesa e përhershme e vijës ndarëse mes funksionit të tij publik dhe interesit të tij privat, janë material i mirë për skenarë filmash dhe letërsi post-koloniale. Në politikën shtetërore, megjithatë, janë dëme evidente që i bëhen Kosovës, dëme që qenë paralojë derisa në "krugun" e fundit me biçikletë, Bexhet Pacolli na tregoi se Rusia e ka të hapur derën në vendin tonë.

Dhe janë dëme që duhen urgjentisht ta vendosin Pacollin në një distancë higjienike larg pushtetit.

Koha Ditore

Të këshilluara

Kush janë hajnat që arrestuan Albin Kurtin

Dhe këtë nëntor Albin Kurti ka përfunduar sërish në pranga. Arrestimi I themeluesit të Vetëvendosjes ndodh në një moment politik shumë interesant. Partia e Hash...

17:49

Kriza katalanase dhe paralelizmat në Ballkan

Rënia e Jugosllavisë 25 vite më parë, e bërë më pas sinonim i “ballkanizimit” dhe i konflikteve nacionaliste, është prej kohësh një burim frymëzimi për indipend...

18:56

Pse Prishtina duhet ta mbajë Shpend Ahmetin

Në një botë ideale, mua nuk do të më duhej të shkruaja një shkrim për Shpend Ahmetin, sepse për të asin vetë punët dhe veprat e tij. Por Kosova jonë e dashur ës...

11:12

Bijtë e Razies që po ndërtojnë Tiranën

Me konceptin e pronës jam njohur për herë të parë nga Razija. Unë isha gjashtë vjeç, ndërsa fqinja ime Razija diçka te 100 vjeç, pothuajse mosha ku duhet të ket...

16:16

Ditari i trishtuar i një mjeku

Nga Pajtim Lutaj/ Java që kaloi dëshmoi për një gjendje surrealiste, të cilën nuk di ta klasifikoj, nuk di ku ta vendos në kohë, në prehistori, në mesjetë, n...

12:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43