Flash

Kush sheh porno do të paguhet

Lapsi.al 8 December 2017
Kush sheh porno do të paguhet

450 milionë përdorues dhe 30% e sasisë së internetit të konsumuar vetëm për të vizituar faqet për të rritur.

Këto janë të dhënat për trafikun mujor të faqeve pornografike dhe po sipas këtyre të dhënave, pjesa dërrmuese e përdoruesve vizitojnë platformat që ofrojnë shërbimin e tyre falas, pra pa paguar gjë.

Por, të 450 milionë përdoruesit, nga 2018 mund të kenë një arsye më shumë për të vizituar këto faqe. Platforma amerikane Vice.org kërkon ta shfrytëzojë në maksimum “ushtrinë” e vizitorëve, duke i shpërblyer për të parë porno.

Bëhet fjalë për krijimin e një valute virtuale, e ngjashme me Bitcoin, por që do të gjenerojë të ardhura vetëm nga vizitorët e faqeve për të rritur.

Skema është e thjeshtë, Vice.org kërkon të krijojë valutën virtuale duke përdorur energjinë përllogaritëse të kompjuterëve që do të lidhen me faqet pornografike. Pra, sa më shumë kompjuteri të qëndrojë i lidhur me faqen dhe përdoruesi të jetë aktiv, aq më shumë rritet energjia përllogaritëse e procesorit, e rrjedhimisht duke gjeneruar më shumë valutë virtuale.

E për të nxitur “punonjësit” e saj, Vice.org premton që të ardhurat e grumbulluara nga aktiviteti kompjuterik në faqen pornografike do t’i ndajë dhe një pjesë e këtyre do t’u kalojnë përdoruesve. /TCH

Të këshilluara

Fashion Award 2017/ Veshjet më të mira

Mbrëmjen e djeshme yjet kanë veshur rrobat e tyre më të mira dhe kanë shkëlqyer në tapetin e kuq në ‘Royal Albert Hall’ për “Fashion Awards 2017”. Ky org...

16:51

Çfarë mendojnë femrat kur bëjnë seks

Cili është ai mashkull që nuk e ka pyetur veten se çfarë mendon gjysma e tij gjatë seksit? Tani përgjigjja duket se është gjetur, por meshkujt më “paranojakë” m...

18:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI