Flash

Dokumentat/ Pse ftesa e Ramës për kryeprokuror konsensual ngjan me një farsë

Lapsi.al 8 December 2017
Dokumentat/ Pse ftesa e Ramës për kryeprokuror konsensual ngjan me

Ditën që ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT dhanë mendimin e tyre se kryeprokurori i ri mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, Lapsi.al vuri në dukje mungesën e një elementi të rëndësishëm në materialet që dolën në media. Ishte mbajtur e fshehtë institucioni, që vuri në lëvizje ekspertët e huaj, për procedurën e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm. (LEXO KETU)

Enigma zgjati deri, kur doli në skenë Ulsi Manja. Ishte Ulsi Manja, që si Kryetar i Komisionit të Ligjeve ishte interesuar më shumë se një muaj më parë për zëvëndësimin e Llallës. Heqja e kësaj pjese të dokumentit nga materiali që iu shpërnda mediave, nuk qe rastësi.

Nëse shihet me kujdes dokumenti në anën e majtë, dallohet se përgjigjia e ekspertëve të huaj për procedurën e zëvëndësimit të Adriatik Llallës, u dha në 13 nëntor. Në këtë datë, kuvendi protokolloi përgjigjen e EURALIUS dhe OPDAT, pra interesimi i socialistëve ishte bërë më herët se kjo datë.

Në fillim të nëntorit, mazhoranca po kalonte ditë të vështira. Pas kapjes së Habilajve në Katania, mbërriti dosja e plotë e përgjimeve, ku përmendej Saimir Tahiri. Rama e bllokoi prangosjen e ish ministrit në parlament dhe kur u duk se historia po venitej, u arrestua Orest Sota, me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit në makinë.

Në fillim të nëntorit erdhi në Tiranë, Marko Miniti, Ministri i Brendshëm italian. Ai solli një listë të gjatë policësh të përfshirë në trafikun e drogës duke rënduar situatën në dëm të qeverisë. Ka qenë kjo periudha kur Rama nisi punën për zëvëndësimin e Adriatik Llallës.

Nën dritën e këtyre fakteve, del se ftesa që Rama i bëri Bashës një muaj më pas, ishte një farsë. Meraku fillestar i Ramës ishte ai për ta zgjedhur i vetëm kryeprokurorin e përkohshëm. Në fillim mori dritën jeshile nga ndërkombëtarët, dhe një muaj më pas i kërkoi Bashës t'i jepte konsensusin. Ofertës i bashkangjiti edhe një Pakt Kombëtar për Europën, si për ta bërë sa më bindëse fasadën në emër të interesit kombëtar dhe çeljes së negociatave për integrimin në BE.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI