Flash

Çfarë ndodh me Schumacher 4 vjet pas aksidentit

Lapsi.al 8 December 2017
Çfarë ndodh me Schumacher 4 vjet pas aksidentit

Michael Schumacher është “ende duke luftuar” për t’u shëruar nga plagët që mori në aksidentin fatkeq të 4 viteve më parë. Ish-drejtori i Ferrarit, Jean Todt, një prej njerëzve më të afërt të 7 herë kampionit të Botës ka folur për gjendjen e ish-pilotit të Formula 1.

48 vjeçari u rrëzua dhe goditi kokën ndërsa po bënte ski në Alpet franceze në vitin 2013, ku mori lëndime katastrofike në tru. Todt, tashmë president i Federatës Botërore të Automobilave (FIA), nderoi mikun e tij të ngushtë Schumacher në një fjalim emocional, që mbajti në ceremoninë e FIA-s në Paris.

Ai tha se Schumacher po lufton për të kapërcyer lëndimet tragjike që e lanë të paaftë për të ecur. Sabine Kehm, menaxherja e Schumacher, e tërhoqi çmimin në emër të tij, pasi gruaja e ish-pilotit Corrina dhe djali Mick nuk mundën të merrnin pjesë. Schumacher po merr kujdes mjekësor në shtëpinë e tij pranë Liqenit të Gjenevës në Zvicër./lapsi.al/

Të këshilluara

E FUNDIT/ Skuadra e Serie A kërkon De Biasin

Xhani de Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë dhe së fundmi edhe i Alaveshit në Spanjë është kontaktuar nga skuadra e Krotones në Seria A. Lajmin e japin mediat ita...

20:56

VIDEO/ Bayern Munich hakmerret ndaj PSG-së

Bayern Munich mposht 3-1 PSG-në në “Allianz Arena”. Por ky nuk është lajmi i vetëm. Bavarezët janë hakmarrë për atë humbje 3-0 të ndeshjes së parë të zhvilluar ...

23:09

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI