Flash

Thirrja e Erdogan në Greqi: Ekstradojini puçistët në Turqi, as i torturojmë e as i vrasim

Lapsi.al 7 December 2017
Thirrja e Erdogan në Greqi: Ekstradojini puçistët në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin grek Alexis Tsipras, bëri thirrje që puçistët që u arratisën në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik të 2016-ës, ky vend t’i ekstradojë në Turqi.

Erdogan u shpreh se në Turqi nuk ekzistojnë torturat apo dënimet me vdekje. Sipas tij, këto persona kanë kryer grusht shteti dhe për këtë meritojnë të gjykohen në vendin e tyre.

“Kam një thirrje për gjyqësorin grek. Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar. Në lidhje me këtë çështje ekstradimi i tyre është i mundur në Turqi, nëse është e nevojshme kjo mund të arrihet edhe nëpërmjet vendosjes në veprim të ministrave tanë të drejtësisë. Siç e dini në Turqi nuk bëhet fjalë për tortura apo dënim me vdekje. Këta janë persona që kanë kryer një grusht shteti”, deklaroi Erdogan në lidhje me ekstradimin e të akuzuarve të FETO-s.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI