Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Pse Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit?

Lapsi.al 7 December 2017
Pse Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit?

Presidenti Trump na ka mësuar me shumë vendime të paparashikuara dhe të habitshme në politikën e jashtme. Që nga prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin, afrimi me Rusinë, braktisja e protokollit të klimës dhe përshpejtimi i konfliktit me Korenë e Veriut, udhëheqësi i SHBA ka ripërcaktuar kufijtë e pjesës së dytë të shekullit të njëzetë.

Vendimi më i fundit për të zhvendosur ambasadën e SHBA në Jeruzalem, mund të funksionojë si përshpejtuesi i një cikli të ri lufte.

Në nyjen e ndërlikuar të jetës, historisë, arkitekturës dhe politikës që përbën mosmarrëveshjen themelore midis palestinezëve dhe izraelitëve, gjeografia ka qenë gjithmonë kokëfortë dhe asnjë hartë nuk është më politike (dhe e hutuar) sesa ajo e Jeruzalemit Ai është djepi i 3 besimeve fetarë dhe kryeqyteti pretenduar nga dy vende, statusi i të cilëve ka qenë thelbi i konfliktit arabo-izraelit për dekada të tëra.

Shtatëdhjetë vjet më parë, OKB votoi për ndarjen e Palestinës, në të cilën Jerusalemi u përcaktua si një “entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”. Në luftën e vitit 1948 qyteti u nda në dy zona, nën kontrollin përkatës të Jordanisë dhe Izraelit. Në vitin 1967 ndarja u ndryshua nga fitorja e Izraelit mbi koalicionin e vendeve arabe që e lejoi atë të pushtojë dhe aneksojë zonën në lindje të qytetit; Vendosja e kësaj pjese të Jeruzalemit nën dominimin izraelit nuk është njohur asnjëherë ndërkombëtarisht.

Sot qyteti realisht është i ndarë në dy pjesë, 37 % e qytetit, përbëhet nga arabët (pjesa lindore), ndërsa pjesa perëndimore u përket izraelitëve. Të dyja palët e pretendojnë qytetin e shenjtë si kryqytetin e tyre.

Një qytet me një bashkëjetesë të vështirë prej dekadash mes palestinezëve dhe izraelitëve, ku lufta guerilase ka vijuar prej kohësh. Një qytet i ndarë më dysh. Vendet e tjera kanë ambasadat në Tel Aviv, ndëkohë në Jeruzalem kanë nga dy konsullata, një për secilin popull, izraelitët dhe palestinezët, shpesh herë konsullata që ndodhen jo më shumë se disa qindra metra larg.

Por, çfarë do të thotë saktësisht ky akt i fortë i Trump?

Njëri skenar parasheh mundësinë e njohjes së një kryeqyteti të dyfishtë, pra me Jeruzalemin e ndarë mes hebrejve dhe palestinezëve. Ndërsa skenari i dytë, është ai i një kryeqyteti të vetëm, atij të Izraelit. Këtij skenari i tremben të gjithë, madje edhe aleatët perendimorë të  Trump që kundërshtuan ashpër vendimin. Me këtë skenar duhet të presim një një periudhë të re dhe të zgjatur të përplasjeve dhe luftrave. Në fund të fundit, gjendja e alarmit është rritur tashmë në të gjithë botën.

Por pse Trump do të prekë një ekuilibër të tillë të rrezikshëm?

Ky është ndoshta aspekti më i pakuptueshëm i këtij vendimi.

Përgjigjet që ofrohen janë shumë, por asnjëra nuk është vërtet bindëse. Shpjegimi zyrtar është se Presidenti kishte premtuar ta lëvizë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem që gjatë fushatës zgjedhore. Një argument tjetër është ligj i vitit 1995 ku kongresi ka votuar që Jerusalemi të njihet si kryeqyteti i Izraelit, por që prej asaj kohe çdo president ka ushtruar të drejtën të mos autorizojë aplikimin e tij. Trump vetë ka shmangur autorizimin dy herë.

Premtimi për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet konsiderohet si një pikë identiteti nga shumë lëvizje radikale të krishtera, dhe nga mjediset më konservatore hebraike. Për të mos harruar se “dosja Izraeli” është në duart e dhëndrit, burrit të Ivankës, Jared Kushner, i cili është një hebre ortodoks, prandaj ky skenar shihet si më i mundshmi. Por jo të gjitha këto shpjegojnë se pse Trump prek balancën e Lindjes së Mesme ku SHBA ka shumë për të humbur.

LUCIA ANNUNZIATA Drejtore e Huffpost Italia

 

Të këshilluara

Farsa qesharake e çiftit Lu- Vlahutin

Sa herë që vihet në provë thënia se historia kur përsëritet, më shumë i ngjan një farse sesa një tragjedie, po aq herë ajo rezulton e vërtetë. Këtë na kujtoi ed...

16:43

Jo, Brukseli nuk e ka shitur Ramën

Udhëtimi i Edi Ramës në Bruksel, që është padyshim lajmi më i mirë pro kryeministrit, pas muajsh e muajsh të tërë goditjesh të pandalshme, i ka lënë të befasur ...

17:18

Sa po i kushton Bashës foto me Trump?

Nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama i ka vënë në resht rilindasit e vet për të përdorur shumat marramendëse të paguara nga PD në ShBA, për të tërhequr vëmendjen nga...

13:29

Luli foli drejtë, po kush i beson?

Lulzim Basha ka mbajtur sot një fjalim plot pathos dhe argumenta, i cili i ftonte të gjitha instucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë,...

14:31

Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes

Kasëm Trebeshina i përket asaj kategorie intelektualësh- të pakët fatkeqësisht në botën shqiptare,- që, kur kuptoi natyrën e regjimit për të cilin kishte luftua...

22:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI