Flash

Propozimi/ Ku fshihet kurthi i ftesës së Ramës për Bashën

Lapsi.al 7 December 2017
Propozimi/ Ku fshihet kurthi i ftesës së Ramës për

Kryeministri Rama ka shprehur të mërkurën në mbremje vullnetin e tij politik për një marrëveshje të re me kreun e opozitës. I sapo ardhur nga Brukseli, me një gjuhë në dukje të moderuar ai i ka kërkuar Bashës të ulen së bashku për të zgjidhur ngërcin e zgjedhjes së kryeprokurorit kalimtar në mënyrë që t'i hapet rruga integrimit sa më të shpejtë të vendit në BE dhe celjes së pritshme të negociatave.

Deri këtu duket sikur Rama është i moderuar, tolerant dhe konstruktiv.

Por për të kuptuar më mirë qëndrimin e tij duhet njohur debati i deritanishëm juridik për mënyrën se si do zgjidhet shefi i institucionit të akuzës. Socialistët, të mbështetur nga disa specialistë ndërkombëtarë kanë mbajtur qëndrimin se derisa prokurori i ri nuk zgjidhet dot sipas mënyrës që ka përcaktuar reforma në drejtësi, sepse institucionete saj nuk janë ngritur ende, atëhere duhet zgjedhur një kryeprokuror kalimtar me një shumicë të thjeshtë, pra vetëm me votat e Ramës.

Opozita e ka konsideruar këtë si një përpjekje të qartë për të penguar dosjet hetimore që janë në prokurori sepse zgjedhja e një kryeprokurori, qoftë edhe të përkohëshëm, vetëm nga njëra palë, bie ndesh me frymën e kushtetutës. (shiko detajet tek shkrimi poshtë/Lapsi.al).

Pra ky ka qenë debati.

Dhe shikoni tani se cfarë propozon Rama:

"Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam...Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim".

Pra sikurse shihet në pjesën e nënvizuar me të zezë, kryeministri e thot qartë: unë e kam në dorë dhe gurin dhe arrën. Pra unë mund ta zgjedh kryeprokurorin edhe vetëm, por opozitën e dua për fasadë.

Në thelb ai i ofron Bashës një 18 maj të dytë, ku lideri i opozitës duhet të luajë vetëm rolin e fasadës konsensuale, sepse ne fund do të bëhet ashtu sic do ai që ka fuqinë për të vendosur.

Por në fakt nuk është tamam kështu. Kushtetuta e re, fryma e ndryshimeve të saj, e kanë të qartë (shish shkrimin poshtë/ Lapsi.al) se për zgjedhjen e kreut të organit të akuzës duhet konsensus politik me 3/5. Dhe në këtë rast mund të kishte nevojë për një konsultim Rama -Basha. Por kur kryeministri thotë ti eja në tryezë, por unë e zgjedh ashtu sic dua vetë, kjo nuk është më një ftesë kompromisi për Europën, por një ftesë për tu tallur me imazhin e opozitës, për ta paraqitur atë si vasale të qevrisë. Prandaj ftesa e Ramës është thjeshtë demagogjike, as e moderuar, as konsensuale dhe aq më pak në shërbim të integrimit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI