Flash

Vlonjatët revoltohen me kryebashkiakun, policia e merr në mbrojtje (VIDEO)

Lapsi.al 7 December 2017
Vlonjatët revoltohen me kryebashkiakun, policia e merr në mbrojtje

Dritan Leli, kryetar i Bashkisë së Vlorës priste ta falenderonin në Novoselë, kur u shkoi banorëve të përmbytur me makarona, sheqer dhe miell. Në vend të kësaj, u përball me irritimin e vlonjatëve që i kërkuan llogari për përmbytjet që përsëriten vit pas viti në Vlorë. Madje kryebashkiaku u gjend në një situatë të vështirë, kur u rrethua nga banorët e zonës që i bërtisnin në fytyrë duke i kërkuar të mos i gënjente me makarona.

Që në fillim të takimit, vlonjatët ia bënë të qartë Lelit se donin pastrimin e kanaleve kulluese, thellimin e lumi dhe marrjen e masave që përmbytjet të mos përsëriteshin. Në videon që ka siguruar Lapsi.al duket se përgjigjet arrogante të Dritan Lelit, ndonjëherë edhe fyese e kanë acaruar situatën. Banorët akuzuan direkt Kryetarin e Bashkisë se ishin pikërisht njerëzit që e shoqëronin atë që kishin ndërtuar shtëpitë mbi kolektor dhe kishin bllokuar kanalet kulluese.

Situata është tensionuar deri në pikën që Dritan Leli e ka parë të arsyeshme ta mbyllë gojën dhe të mos i përgjigjet më banorëve, duke menduar se do të ishte më mirë që të ikte nga takimi. Në momentin që u largua, pranë tij u afruan dy policë, që i qëndruan pranë për çdo të papritur. Shikoni videon me poshte...©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

https://www.youtube.com/watch?v=ae2H_fh4tQ4&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI