Flash

Manjani kritika Lu-së dhe Vlahutin: Në çdo shtet normal do ishin shpallur non-grata

Lapsi.al 7 December 2017
Manjani kritika Lu-së dhe Vlahutin: Në çdo shtet normal do

Në një vend normal, diplomatët do të ishin shpallur non grata. Kështu shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani për ambasadorin e SHBA, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin, lidhur me qëndrimin e tyre për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Manjani shprehet se Lu dhe Vlahutin nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit shqiptar, dhe që më pak të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës.

Lu dhe Vlahutin mbështetën vlerësimin e Euraliusit dhe Opdatit, sipas të cilëve për të zgjedhur kryeprokurorin e përkohshëm mjafton edhe një shumicë prej 36 votash.

Opozita është shprehur kategorikisht kundër emërimit të një kryeprokurori me kaq pak vota, pasi sipas tyre, do të përdoret nga mazhoranca për të mbyllur dosjet e nxehta të muajve të fundit, si të Habilajve, Tahirit dhe Vangjush Dakos.

POSTIMI:

Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë! 

ylli manjani ne twiiter

Të këshilluara

Fashion Award 2017/ Veshjet më të mira

Mbrëmjen e djeshme yjet kanë veshur rrobat e tyre më të mira dhe kanë shkëlqyer në tapetin e kuq në ‘Royal Albert Hall’ për “Fashion Awards 2017”. Ky org...

16:51

Çfarë mendojnë femrat kur bëjnë seks

Cili është ai mashkull që nuk e ka pyetur veten se çfarë mendon gjysma e tij gjatë seksit? Tani përgjigjja duket se është gjetur, por meshkujt më “paranojakë” m...

18:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI