Flash

Analiza/ Çmimi që po paguan Basha me ShBA dhe BE

Lapsi.al 7 December 2017
Analiza/ Çmimi që po paguan Basha me ShBA dhe BE

Edhe njëherë ambasada e ShBA dhe përfaqësia e Brukselit në Tiranë kanë dalë hapur në mbrojtje të qëndrimeve të qeverisë duke i rënë këtë herë në qafë kushtetutës së vendit dhe duke mbajtur një qëndrim po aq flagrant sa ai i mbylljes së syve për Lulzimin e kanabisit. Lidhur për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohëshën, ata kanë dalë në krah të vullnetit të Ramës për ta zgjedhur pasardhësin e Adriatik Llallës me një shumicë të thjeshtë socialiste. Fillimisht ka folur ambasadori Lu: “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin” tha ai. Pak kohë më parë dy organizmat e astistencës ligjore të ShBA dhe BE i patën propozuar Kuvendit të Shqipërisë që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë, Pikërish këtë thekson edhe Lu. Prapa nuk ka mbetur as kroatja Vlahutin.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konrmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”– thuhet në deklaratën e e prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Pra është e qartë se edhe njëherë më shumë përfaqësuesit diplomatikë të uashintonit dhe Brukselit janë renditur kundër Bashës, pavarësisht se në pamje të parë kushtetuta e vendit që prevalon mbi çdo ligj tjetër i jep më shumë të drejtë pretendimeve të PD-së.

Pyetja është se përse ndodh kjo?

Ndoshta Lulzim Basha po paguan imazhin e keq kur partia e tij bëri çështë e mundur të pengonte reformën në drejtësi. Mobilizoi figura të lartë të departamenti të shtetit dhe politikanët më në zë të europës t’i mbushnin mendjen që të votonte reformën. Ndoshta që atëherë ai ka marrë njollën e atij që pengon atë. Dhe kjo po e djeg edhe tani kur duket sikur ka të vërtetën me vete dhe kur po lëshon alarmin se Rama do të kapë Prokurorinë, në një kohë që ajo po heton dosjet e njerzve të tij më të afërt.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI