Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Farsa qesharake e çiftit Lu- Vlahutin

Lapsi.al 7 December 2017
Farsa qesharake e çiftit Lu- Vlahutin

Sa herë që vihet në provë thënia se historia kur përsëritet, më shumë i ngjan një farse sesa një tragjedie, po aq herë ajo rezulton e vërtetë. Këtë na kujtoi edhe dalja e fundit e Edi Ramës, pasi mori mbështetjen e çiftit Lu- Vlahutin për ta zgjedhur kryeprokurorin tranzitor vetëm me votat e socialistëve. Të dy ambasadorët përsëritën sot një dokument këshillues të EURALIUS dhe OPDAT, që i sugjeronte Kuvendit të Shqipërisë ta emëronte pasardhësin e Adriatik Llallës qoftë edhe vetëm me 36 vota.

Natyrisht që këto prononcime ishin një shuplakë e fortë mbi fytyrën ende të paretushuar të opozitës, që pretendonte me të drejtë se kryeprokurori, qoftë edhe i përkohshëm, nuk mund të zgjidhet në kundërshtim me frymën e kushtetutës.

Por, e bukura e kësaj historie nuk ishte goditja e re mbi pretendimet e Lulzim Bashës. Interesantja qëndron në përdorimin që asaj i bëri Edi Rama.

Menjëherë, sapo u publikuan dy mesazhet diplomatike, kryeministri i ribëri thirrje rivalit të tij për dialog, por këtë herë, në ftesën e përsëritur, kishte një dozë të shtuar cinizmi dhe arrogance.

“Lulzim, mos u telendis deri në atë pikë që kushtetutën e vendit tënd të ta lexojnë të huajt, po hajde t’i zgjidhim problemet bashkë në shqip”, ishte mesazhi e kryeministrit. Në të ndihej triumfi i politikanit të sigurtë se dy diplomatët i kishte me vete, se ata edhe ligjin themeltar të shtetit do ta interpretonin si ia donte qejfi atij. Prandaj këto mesazhe tani i përdorte në mënyrë perfide për t’i thënë Bashës: "dorëzohu, se nuk ke ku të shkosh, je i kapur mat”.

Fatkeqësisht kjo skenë ngjan si dy pika uji me një tjetër të para pak kohëve, kur historia konsumohej në mënyrë tragjike.

Skena atëherë ishte zhvendosur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Në vend të Bashës, Rama po replikonte fort me Jozefina Topallin. Kjo e fundit, me nervin dhe pathosin karakteristik, po e akuzonte kryeministrin për kanabizimin e vendit, për avionët dhe skafet e drogës, për përfshirjen e njerëzve të tij më të afërt në trafik.

Dhe e dini se kush qe përgjigja e Ramës: “Po si ka mundësi moj Jozefinë, që nëse vendi do ishte i mbushur me kanabis, SHBA dhe BE, që nuk të falin për shumë më pak sesa kaq, të mos flisnin një fjalë? Si ka mundësi që Lu dhe Vlahutin të mos hapnin gojën nëse kjo do të qe reale?”, përdori kryeministri si alibi çiftin e diplomatëve të famshëm (shiko videon poshtë).

Vërtet, në atë kohë edhe përfaqësuesi i SHBA edhe ajo e BE, bënin sikur Shqipëria qe e pastër nga hashashi. Madje deri në atë periudhë deklarata më e fortë e Donald Lu-së, ishte ajo në anti-mitingun e organizuar për të goditur Dritan Zaganin, ku tha se kjo qeveri kishte bërë “një hap të madh përpara në luftën kundër drogës”.

Se sa reale, se sa pranë të vërtetës dhe se sa në shërbim të shqiptarëve qenë qëndrimet e diplomatëve në atë kohë, kjo nuk ka nevojë të komentohet. Atë nuk ka njeri me mend në kokë që nuk e ka kuptuar. Ky standart shumkënd e bëri të ndihej i tradhëtuar, disa të tjerë i mërziti, ndërsa më radikalët i bëri të thërrasin: “janë të shitur”.

Natyrisht, në gjithë këtë tollovi pati dhe eksese. Askush nga ne nuk ka të drejtë t’i paragjykojë qëndrimet që marin diplomatët që kanë interesa të tjera dhe që në fund të fundit punojnë për vendet e tyre.

Por, ajo që ne kemi në dorë është të mos i shohim qëndrimet e tyre si kritete të së vërtetës. Të mos bëjmë qorrin dhe shurdhin, kur Edi Rama i përdor si alibi për të na ftuar ta lexojmë mbrapsht kushtetutën tonë.

Sepse, pikërisht si në gënjeshtrën e madhe për kanabisin, kryeministri po e përdor çiftin e pandarë të dy diplomatëve si dordolec për të arritur qëllimin e tij. Sepse ai po pretendon se ajo që thanë Lu dhe Vlahutin, ka më shumë vlerë sesa leximi i thjeshtë i kushtetutës sonë nga secili prej nesh. Sepse ai po thotë se këtë herë, do të riprodhojë historinë tragjike të alibisë me hashashin.

Por, këtë herë, të gjithë e dinë se përsëritja është një farsë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Jo, Brukseli nuk e ka shitur Ramën

Udhëtimi i Edi Ramës në Bruksel, që është padyshim lajmi më i mirë pro kryeministrit, pas muajsh e muajsh të tërë goditjesh të pandalshme, i ka lënë të befasur ...

17:18

Sa po i kushton Bashës foto me Trump?

Nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama i ka vënë në resht rilindasit e vet për të përdorur shumat marramendëse të paguara nga PD në ShBA, për të tërhequr vëmendjen nga...

13:29

Luli foli drejtë, po kush i beson?

Lulzim Basha ka mbajtur sot një fjalim plot pathos dhe argumenta, i cili i ftonte të gjitha instucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë,...

14:31

Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes

Kasëm Trebeshina i përket asaj kategorie intelektualësh- të pakët fatkeqësisht në botën shqiptare,- që, kur kuptoi natyrën e regjimit për të cilin kishte luftua...

22:58

Pse Vjollca e Topit ka të drejtë me Ramën

Shumë socialistë të thjeshtë mund të kenë mbetur të shokuar kur kanë dëgjuar shefin e tyre ta radhiste edhe Top Channel - in mes mediave të kazanit. Në memorien...

18:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI