Flash

Pse jemi të fiksuar pas horoskopit

Lapsi.al 6 December 2017
Pse jemi të fiksuar pas horoskopit

Ky tundim për të lexuar domethënie personale në një përshkrim të përgjithshëm njihet nga psikologët, që e quajnë Efekti Barnum (nga thënia e famshme e artistit amerikan PT Barnum: “Kemi diçka për të gjithë”). Sipas psikologut Bertram Forer, jemi të gjithë të prirur t’i atribuojmë vetes, edhe ato që janë përshkrimet më të mjegullta të personalitetit.Sipas disave, horoskopi “duhet të jetë i shkruar mirë, që të jetë bindës. Ata thonë të njëjtën gjë vit pas viti, dhe ne as nuk e vëmë re”.Filozofi Julian Baggini thotë: “Një parashikim tipik mund të thotë: Gjërat mund të kenë qenë të vështira, por ka një shans që zgjidhja të jetë në horizont”. Kjo është një hile, që thjeshtë na kujton atë që mbase e dimë, pra që jeta është e vështirë, por ka edhe shpresë për përmirësim.Qytetërimet e lashtë e përdornin horoskopin për të ndarë kohën në vite, muaj dhe orë – vetë fjala vjen nga greqishtja, që do të thotë “të tregosh kohën”. Priftërinj dhe mbretër shihnin yjet, për t’u thënë nëse do të fitonin një betejë, apo do të kishin të korra të mira.Horoskopët nisën të vënë në shënjestër njerëzit e zakonshëm në fund të shekullit 19.Në mesin e shekullit pasardhës u përhapën ngado, duke shfrytëzuar dhe një gjendje shpirtërore individualizmi dhe narcizizmi, sidomos në SHBA.

Të këshilluara

Trendet e bizhuterive (FOTO)

Mbajta e bizhuterive si varse, unaza, byzylykë apo vëthë kanë një rol kyçë në krijimin e një elegance.Në festa por dhe në punë vendosja e tyre është e pashmangs...

15:11

Argjendi, tendenca e fundvitit (FOTO)

Argjendi është një tonalitet i shdnritshëm dhe për një pamje të rafinuar. Është një nuancë që thekson bukurinë e dritës në miksim me të bardhën. Stilisti që ...

14:10

Facebook 10mln dollar për 3 muaj

Algoritmi i ri për reklamimin në Facebook duket se ka dhënë rezultatet e para. Kompania publikoi të dhënat për 3-mujorin e tretë të këtij viti dhe shifrat e për...

13:31

3 gabimet e zakonshme në takimin e parë

Të dalësh në takim me dikë që pëlqeni, është diçka e bukur, por edhe me përgjegjshmëri. Mund të ndodhë që të dalë me sukses, por edhe jo. Ja disa arsye, ...

13:29

Prezervativët e rinj do të jenë elektronikë

Një kompani britanike ka shpikur prezervativin e parë elektronikë të quajtur ”I.Con”. E veçanta e prezervativit të parë smart është se mund të mbledh të dhëna p...

14:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI