Flash

Natë e çmendur në Champions League, shikoni kush u kualifikua

Lapsi.al 6 December 2017
Natë e çmendur në Champions League, shikoni kush u kualifikua

Champions League ka dhuruar një natë “të çmendur” mbrëmjen e së mërkurës kur u luajtën ndeshjet e fundit në grupe. Tashmë janë dhënë edhe verdiktet e fundit duke i dhënë formë listës me skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin për trofeun me veshë të gjatë.

8 ekipeve të kualifikuara zyrtarisht ditën e martë, i shtohen edhe 8 të tjera nga 4 grupet mkbrëmjes së të mërkurës.

Manchester United, Basel, PSG, Bayern Munich, Roma, Chelsea, Barcellona, Juventus, Liverpool, Sevilla, Manchester City, Shaktar Donetck, Beshiktash, Porto, Totenham, Real Madrid janë skuadrat që shkojnë më tej.

Bie në sy kualifikimi i Liverpool dhe Sevilla që ia dolën të siguronin nga një biletë për në fazën tjetër. Ndërsa mbeti jashtë Napoli që u ndal në vendin e tretë, pas humbjes së tij nga Feynoord i eliminuar dhe humbjes së Manchester City që zuri vendin e parë edhe pas humbjes nga Shaktar Donjetsk që kapi vendin e dytë.

Një tjetër fakt është kualifikimi për herë të parë në këtë fazë i 5 skuadrave angleze. 3 janë spanjolle dhe 2 italiane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

E FUNDIT/ Skuadra e Serie A kërkon De Biasin

Xhani de Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë dhe së fundmi edhe i Alaveshit në Spanjë është kontaktuar nga skuadra e Krotones në Seria A. Lajmin e japin mediat ita...

20:56

VIDEO/ Bayern Munich hakmerret ndaj PSG-së

Bayern Munich mposht 3-1 PSG-në në “Allianz Arena”. Por ky nuk është lajmi i vetëm. Bavarezët janë hakmarrë për atë humbje 3-0 të ndeshjes së parë të zhvilluar ...

23:09

Vëllai i Ramës 'fillon' shkollën

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur kursin për 'drejtorë sportivë'. Mes atyre që ndjekin këtë kurs bie në sy edhe Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit. Olsi Ra...

20:06

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI