Flash

Mbi 3 mijë forca sigurie blindojnë Athinën, nesër vizita e Erdogan

Lapsi.al 6 December 2017
Mbi 3 mijë forca sigurie blindojnë Athinën, nesër vizita e

Rexhep Taip Erdogan nis nesër vizitën zyrtare në Athinë, e para vizitë e një presidenti turk që nga viti 1952. Erdogan do të mbërrijë në aeroportin ‘Elefteros Venizellos’ në orën 10:30. Takimin e parë do ta zhvillojë me homologun grek Pavlopulos, ndërsa në orën 13:00 pritet në takim nga kryeministri Alexis Tsipras, me të cilin do të dalë edhe në konferencë për shtyp. Por përtej thyerjes së embargos, kjo vizitë po përflitet më së shumti edhe për masat e ashpra të sigurisë. Kryeqyteti grek do të ‘blindohet’ për dy ditë nga forcat e sigurisë greke, por edhe ato turke. Mbi 3 mijë oficerë greke janë në terren për të garantuar sigurinë.

Shto këtu edhe 200 roje të gardës personale të Erdogan, si dhe qindra agjentë të tjerë sekretë që jajnë vendosur tashmë në kryeqytetin grek prej ditësh. Gjatë takimeve që Erdogan do të zhvillojë me zyrtarët e lartë në Athinë, do të diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, energjinë, emigracionin, marrëdhëniet Turqi-Evropë, zhvillimet rajonale e rreziqet nga terrorizmi. Të premten është parashikuar edhe një takim me komunitetin mysliman në në Komotini, në rajonin e Thrakës. Një çështje e nxehtë që pritet të diskutohet mes Erdogan dhe krerëve të shtetit grek është dorëzimi i ushtarakëve turq të cilët u arratisën pas grushtit të shtetit.

Turqia kërkon ekstradimin e tyre, ndërsa kryeministri grek Alexis Tsipras është shprehur sot se ai respekton vendimet e gjyqësorit dhe se puçistët nuk mirëpriten në Greqi. Pikë tjetër e diskutimit mes dy palëve është ndërtimi i xhamisë në Athinë, projekt i cili është pezulluar për shkak të krizës që përfshiu Greqinë. Për të garantuar vizitën e presidentit turk, autoritetet greke kanë thënë se çdo manifestim apo protestë në Athinë është e ndaluar për dy ditët e ardhshme. Masat e ashpra të sigurisë vijnë edhe pas arrestimit një javë më parë të 9 personave me origjinë turke, pasi dyshohet se ata po planifikonin një sulm terrorist ditën kur Erdogan do të vizitonte Athinën. Të arrestuarit kishin lidhje me partinë kurde.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Vritet ish- Presidenti i Jemenit

Lajmet e fundit bëjnë të ditur se ish-Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh është vrarë nga luftëtarët Houthi derisa po fluturonte drejt Ma’aribit – njofton n...

15:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI