Flash

Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, të gjithë kundër Donald Trump

Lapsi.al 6 December 2017
Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, të gjithë kundër Donald Trump

Presidenti Donald Trump deklaroi se do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Edhe ambasadën amerikane, Trump njoftoi se do t’a zhvendosë në Jerusalem. Një veprim i tillë përputhet me ligjet izraelite, por bie ndesh me ligjet ndërkombëtare. Palën e shqetësuar nga ky vendim i Trump e përbëjnë arabët dhe myslimanët. Kjo lëvizje do të minonte realisht përpjekjet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës, të dyja pretenduese të Jerusalemit si pjesë të tyren, si dhe do të rrezikonte interesat strategjike të SHBA-së në rajon.

Donald Trump ia komunikoi këtë vendim presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dhe mbretit të Jordanisë Abdullah i dytë.

Liderë dhe diplomatë në lindjen e mesme parashikojnë se një veprim i tillë do të shkaktojë konflikt të ri në rajon dhe do të nxisë esktremistët. Abbas deklaroi se në një rast të tillë, Autoriteti Palestinez do të presë lidhjet me SHBA-në.

“Trump po shpall luftë në lindjen e mesme. Ai po i shpall luftë 1.5 miliard mysimanëve edhe qindra milion kristianëve që nuk do të pranojnë që qyteti i shenjtë të jenë tërësisht nën hegjemoninë e Izraelit” – u shpreh ambasadori i Autoritetit Palestinez në Britani, Manuel Hassassian.

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet, sëbashku me zhvendosjen e ambasadës aty, do të plotësonte dëshirat e deklaruara të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, por do t’a bënte SHBA-në gjithashtu shtetin e vetëm me ambasadë në Jeruzalemin e shumë kontestuar.

Pronësia mbi Jerusalemin dhe zonat e tij të shenjta mbetet e ngarkuar politikisht

Ayman Safadi, ministri i Jashtëm i Jordanisë, u shpreh se një njohje amerikane do të zemëronte të gjithë botën arabe dhe myslimane, do të nxiste tensionin për naftën dhe do të rrezikonte përpjekjet për paqen. Këtë deklaratë e mbështeti edhe Ministria e Jashtme e Egjiptit, e cila i bëri Trump një paralajmërim të ngjashmëm. Edhe aleatët e SHBA-së, Turqia, Arabia Saudite dhe Franca, kanë dalë kundër Trump lidhur me këtë vendim.

Të hënën, zv.kryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag bëri një parashikim të zymtë. “Ky vendim do të ishte një katastrofë e madhe për rajonin”. Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Greit shtoi se ky vendim i Trump mund të çojë në konflikte sektare.

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit do të dëmtonte procesin e paqes izraelito-palestinez. Në Shtëpinë e Bardhë, mbikqyrës i këtij procesi është dhëndri i Trump dhe këshilltari i lartë, Jared Kushner. Ndonëse Kushner nuk pranoi të konfirmonte nëse Trump do t’a njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, presidenti i Autoritetit Palestinez nxitoi të thoshte të shtunën se nëse SHBA ndërmerr këtë veprim, do të kthehej në ndërmjetës të papërshtatshëm dhe jo të ndershëm në negociatat e paqes me Izraelit.

Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardshëm palestinez. Kombet e Bashkuara e shohin si shkelje të të ligjeve ndërkombëtare pushtimin e Jerusalemit Lindor nga palestinezët.

Më parë, edhe pse disa vende kanë pasur ambasada në Jerusalem, tani ose kanë shkuar në Tel Aviv, ose kanë ndërprerë marrëdheniet me Izraelin, pasi vendi shtoi një ligj që e quajti qytetin e shenjtë “kryeqytetin e plotë dhe bashkuar të Izraelit”.

Studiuesja e politikave Shira Efron u shpreh për Business Insider se edhe pse ka mënyra që SHBA-të t’a njohin ligjërisht Jerusalemin si kryeqytet, çdo veprim do të ishte tepër i rrezikshëm.

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Vritet ish- Presidenti i Jemenit

Lajmet e fundit bëjnë të ditur se ish-Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh është vrarë nga luftëtarët Houthi derisa po fluturonte drejt Ma’aribit – njofton n...

15:11

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI