Flash

Akti i fortë/ Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, myslimanët kundër

Lapsi.al 6 December 2017
Akti i fortë/ Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit,

Presidenti amerikan Donald Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe ka njoftuar se në këtë qytet do të vendoset selia e re diplomatike e SHBA-së.

Trump e ka komunikuar këtë njoftim përmes një një dalje për mediat nga Shtëpia e Bardhë. Ndonëse ai u kujdes të thoshte se nuk po marrim asnjë pozicion me këtë vendim, njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit do të shkaktojë shumë debat jo vetëm në botën arabe, por edhe me gjerë.

Më herët sesa Trump të dilte për të njoftuar këtë vendim, Departamenti Amerikan i Shtetit u kishte nisur një kabllogram të gjitha përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës anembanë botës, ku iu kërkohet zyrtarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jeruzalemit apo Bregut Perëndimor deri më 20 dhjetor. Lajmi u publikua nga agjencia e lajmeve 'Reuters'. Ndonëse nuk specifikohej arsyeja e kësaj kërkesa, është e kuptueshme se në rajon pritet të ketë tensione për shkak të vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Plot 70 vite më parë, pas fundit të dhunshëm të sundimit britanik, kur OKB-ja votoi për ndarjen e Palestinës në shtete hebraike dhe arabe, Jeruzalemi u përkufizua si entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Por në luftën e 1948-s, ai u nda si Berlini gjatë Luftës së Ftohtë, në pjesën perëndimore e lindore, respektivisht nën kontrollin e izraelitëve dhe jordanezëve. 19 vite më vonë, në qershor të 1967-s, Izraeli pushtoi pjesën lindore, duke zgjeruar kufijtë e qytetit e duke e aneksuar atë, në një akt që nuk u njoh kurrë ndërkombëtarisht.

Njohja lidhet me çështje më të mëdha të territorit dhe paqes, e përplaset me kërkesat e palestinezëve që Jeruzalemi lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez. Vendimi i ri i Trump nuk do të pritetet mirë nga Palestina dhe shumë vende të tjera të botës arabe, përfshi këtu edhe aleatin e rëndësishëm në NATO, Turqinë. Sinjale kundër këtij vendimi kanë dhënë edhe vendet e BE-së.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI