Flash

Mashtrimi i ekraneve, shikoni ku ishte realisht dje Erion Veliaj (VIDEO&FOTO)

Lapsi.al 5 December 2017
Mashtrimi i ekraneve, shikoni ku ishte realisht dje Erion Veliaj
Që Erion Veliaj ka në themel të karrierës politike gënjeshtrën dhe që imazhi i superpunëtorit të pompuar nga media është kokë e këmbë një falsitet, këtë e di edhe gazetari më naiv në Tiranë. Jo më kot Lapsi.al e krahasoi me Gim Gjuzin pak kohë më parë, njeriun që me mashtrimet e tij arriti të shesë edhe Sahatin e Tiranës (Lexo këtu). Por megjithëse kjo është një e vërtetë e njohur për të gjithë gazetarët, Erion Veliaj ia ka dalë të marrë me vete në rrokullimën drejt gënjeshtrës të gjitha ekranet e televizioneve shqiptare. Ky është një rekord i paparë ndonjëherë në vitet e fundit, që do të mbetet gjatë në histori. Shqiptarëve iu tha të hënën nga rrjetet sociale dhe nga ekranet e televizioneve, se Erion Veliaj ishte duke mbjellë pemë pranë Unazës së Re në Tiranë. Njoftimi zyrtar i Bashkisë kishte video dhe foto të kryebashkiakut. Lapsi.al raportoi se Veliaj ishte në Itali dhe se ishte parë në aeroportin e Romës, në Fiumiçino mbrëmjen e së dielës. Kronika e lajmit të rremë u përsërit në të gjitha ekranet e televizioneve një ditë më parë. Por nga ana tjetër e kufirit, mediat italiane japin detaje për axhendën e Veliajt, raportojnë për takimet e tij në kohë reale, madje gazetarët edhe e kanë intervistuar kryebashkiakun, për të cilin kjo është eksperiencë që sa vjen e bëhet më e rrallë. Të hënën paradite, ndërsa në zyrat e Bashkisë, përgatiteshin pamjet dhe teksti për t’iu servirur mediave, Erion Veliaj ishte në një takim në Abruzzo, bashkë me presidentin e rajonit në fjalë dhe me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Aty u zhvillua ceremonia përmbyllëse e programit IPA Adriatic Cross-Border Cooperation 2007-2013. Veliaj ka patur kohë për t'u takuar me një përfaqësi të komunitetit arbëresh në Itali, shoqëruar nga ambasadorja shqiptare atje. Shikoni videon më poshtë: Gjatë pasdites, kur shqiptarët e shihnin duke i hedhur një lopatë dhe fidanëve, Veliaj ishte në Institutin e Shkencave “Grann Sasso”, bashkë me rektorin Eugenio Coccia dhe Presidentin e Këshillit rajonal Giuseppe Di Pangrazio. Të martën, Veliaj qëndroi sërish në Itali, ku kishte parashikuar takime të tjera. Zyra e shtypit në Tiranë e bëri pushim. Nuk ka asnjë dyshim se “shërbimi” i ekraneve të medias do t’i bëhej me të njëjtin zell edhe të martën, pa llogaritur nëse "lajmi" ishte i vërtetë apo i fabrikuar nga zyra e shtypit e bashkisë. Por e vërteta e udhëtimit në Itali të Veliajt, tashmë kishte marrë dhenë në mediat online dhe një kronikë tjetër e gatshme, vetëm sa do ta nxirrte kryebashkiakun e Tiranës siç është në të vërtetë; gënjeshtar dhe qesharak.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

Përmbytjet/ Veliaj shembulli që fundos Ramën

Të gjithë këto ditë e kemi parë Lali Erin të shfaqet pa çadër, me flokët ujë, supet qull, dhe çizmet deri në gju në kronikat televizive që përgatiten në zyrat e...

15:55

Çfarë është një oligark?

Termi “oligark” përdoret në mënyrë kaq agresive për rusët, saqë është e vështirë të thuhet se ku fillon dhe mbaron oligarkia e Rusisë, cilët ekzaktësisht bëjën ...

14:24

Hidhet shorti i Botërorit Rusi 2018

U hodh shorti për ndarjen në grupe të fazës përfundimtare të botërorit që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm nga 14 qershori deri më 15 korrik. Në Moskë, ...

16:50

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI