Flash

Shqiptarët mburren me hashash në Instagram nga burgjet e Anglisë

Lapsi.al 4 December 2017
Shqiptarët mburren me hashash në Instagram nga burgjet e Anglisë

Shqiptarët janë bërë sërish lajm në mediat angleze. Anëtarët e burgosur të një bande shqiptare kanë postuar video ku tregojnë veten duke pirë drogë në një burg britanik.

Imazhet tronditëse janë nga më të fundit që dalin nga burgjet e Anglisë dhe tregojnë se si të burgosurit janë duke u gëzuar dhe duke ia kaluar mrekullueshëm, në vend që të kalonin kohë të vështira.

Pamjet e sigururar nga ‘The Sun’ tregojnë anëtarët e bandës famëkeqe të quajtur ‘Hellbanianz’, të cilët janë të vendosur në Barking, në lindje të Londrës, duke kërcyer dhe duke pirë hashash në një qeli burgu.

Ndërkohë, pak ditë më parë, grupi ‘Hellbanianz’ mendohet se është përfshirë në një grindje masive në sheshin Trafalgar të Londrës, ku ata pjesëtarët e këtij grupi ishin mbledhur për të festuar Ditën Kombëtare të Flamurit të Shqipërisë.

Në videon e postuar shihet një person duke vallëzuar nën tingujt e muzikës gangsta rap, ndërsa pi hashash në qelinë e tij. Videoja është postuar në profilin e një personi të quajtur ‘Skilla’, i cili shkruan: "Shqiptarët edhe mbyllur e të rrethuar me mure të larta janë luanë".

Një tjetër postim, që tregon dy persona që ndajnë një cigare hashash, shkruan: "Ne jemi zotër të rrugëve. Në burg kemi gjithçka, mungojnë vetëm prostitutat".

Ndërsa një video e tretë e postuar në Instagram përsëri nga brenda burgut shkruan: "Bishat e mbyllur në burg si në Alkatraz, ato që mungojnë janë vetëm vajzat."

Një nga komentet e ashpra i drejtohet madje edhe Familjes Mbretërore duke thënë: "Të q**** qeveria edhe mbretëresha... Dua t'i shoh të gjithë shqiptarët jashtë burgut". © Lapsi.al

 

Të këshilluara

Përmbytjet/ Veliaj shembulli që fundos Ramën

Të gjithë këto ditë e kemi parë Lali Erin të shfaqet pa çadër, me flokët ujë, supet qull, dhe çizmet deri në gju në kronikat televizive që përgatiten në zyrat e...

15:55

Çfarë është një oligark?

Termi “oligark” përdoret në mënyrë kaq agresive për rusët, saqë është e vështirë të thuhet se ku fillon dhe mbaron oligarkia e Rusisë, cilët ekzaktësisht bëjën ...

14:24

Hidhet shorti i Botërorit Rusi 2018

U hodh shorti për ndarjen në grupe të fazës përfundimtare të botërorit që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm nga 14 qershori deri më 15 korrik. Në Moskë, ...

16:50

Alarmi/ Pikat më të nxehta me përmbytje

Këtë të premte vendi ynë është zgjuar nënë pushtetin e ujit. Me qindra hektarë tokë janë përmbytur, ndërkohë që pritet të evakuohen disa mijëra banorë që preken...

16:01

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI