Flash

Jugonostalgjia/ Shokon Enver Pertovci: "Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një diktaturë"

Lapsi.al 4 December 2017
Jugonostalgjia/ Shokon Enver Pertovci: "Dikur në Beograd jetohej

Aktori  kosovar Enver Petrovci, ka shokuar shumëkënd me një intervistë të dhënë për gazetën bulevardeske të Beogradit “Kurir”. Ai nuk ka pasur frikë të thotë shumë gjëra që njerzit në moshën e tij i përshpërisin nën zë në Prishtinë. Si psh, se dikur në Beograd është ndierë shumë më i lirë sesa sot në vendlindjen e tij ë cilin e quan një diktaturë: “Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”.

Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon "i cili arrit të ndërtonte një shtet serioz". Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe muslimanët edhe katolikët edhe ortodoksët dhe kohën kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.

“Kushtet në teatrin Atelie 212 në Beograd ishin të mrekullueshme. U prezantova me njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u blej cigare që të më pranojnë në shoqërinë e tyre. Natyrisht që më pranuan”, ka treguar ai gjatqë qëndrimit në Beograd ku ka shkuar për të luajtur në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”.

Petrovci, rrëfen se në Kosovë shpesh e quajnë “spiun të Serbisë”.

“Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, jam spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë. Këtë s’e bën populli. Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam. Kurrë askush s’më ka blerë. E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar. Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar. Kam folur se e kam jetuar bukur në Beograd”, ka thënët Petrovci për gazetën serbe.

©Lapsi.al

http://ëëë.kurir.rs/zabava/pop-kultura/2951303/enver-petrovci-za-kosovsku-vladu-ja-sam-srpski-spijun

Të këshilluara

Përmbytjet/ Veliaj shembulli që fundos Ramën

Të gjithë këto ditë e kemi parë Lali Erin të shfaqet pa çadër, me flokët ujë, supet qull, dhe çizmet deri në gju në kronikat televizive që përgatiten në zyrat e...

15:55

Çfarë është një oligark?

Termi “oligark” përdoret në mënyrë kaq agresive për rusët, saqë është e vështirë të thuhet se ku fillon dhe mbaron oligarkia e Rusisë, cilët ekzaktësisht bëjën ...

14:24

Hidhet shorti i Botërorit Rusi 2018

U hodh shorti për ndarjen në grupe të fazës përfundimtare të botërorit që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm nga 14 qershori deri më 15 korrik. Në Moskë, ...

16:50

Alarmi/ Pikat më të nxehta me përmbytje

Këtë të premte vendi ynë është zgjuar nënë pushtetin e ujit. Me qindra hektarë tokë janë përmbytur, ndërkohë që pritet të evakuohen disa mijëra banorë që preken...

16:01

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI