Flash

Përmbytjet/ Veliaj shembulli që fundos Ramën

Lapsi.al 2 December 2017
Përmbytjet/ Veliaj shembulli që fundos Ramën

Të gjithë këto ditë e kemi parë Lali Erin të shfaqet pa çadër, me flokët ujë, supet qull, dhe çizmet deri në gju në kronikat televizive që përgatiten në zyrat e bashkisë dhe që pastaj shpërndahen sipas porosisë në pothuajse gjithë mediat servile ndaj bashkisë (madje edhe në ato që paguhen me paratë e PD-së).

Në tekstin e kronikave të gatshme theksohet me bujë se Tirana këtë vit, si rrallë herë, i ka rrezistuar rrebesheve të forta dhe të pandërprera të shiut. Se kryeqyteti po korr punën që është bërë nga bashika që në verë, për çlirimin e shtratrave të përenjve dhe pastrimit të kanalizimeve.

Pavarësisht se shumë nga këto kronika propagandistike, servile deri në neveri të ngjallin krupën, një gjë është mëse e vërtetë: Këtë radhë Tirana nuk është më qyteti i cili përmbytej pas gjysëm ore shi dhe rrugët e saj janë në gjendje shumë më të mirë, jo në krahasim me pjesën tjetër të vendit, por edhe me vetë kryeqytetin e disa viteve më parë.

Erion Veliajt mund t’i thuash çfarë të duash për hijet e mëdha të korrupsionit me lejet e ndërtimit, blerjen deri në asfiksi të mediave, lidhjet klienteliste me disa firma me të cilat punon gjithmonë, por nuk mund ta akuzosh se nuk ka punuar në këtë drejtim.

Dhe pikërisht kjo anë e tij e fortë bie ndesh, bën një contrast ulëritës me dështimin në të gjithë Shqipërinë, të kapitenit të skuadrës së tij. Edi Ramës nuk i është përmbytur vetëm autostrada ku zuri kanalet e kullimit për të mbjellë palmat, por pothuajse i gjithë vendi, pothuajse të gjithë qendrat ku ai hodhi miliona për sipërfaqen e Rilindjes Urbane, por neglizhoi atë që fshihet poshtë fasadës së dukshme. Prndaj dhe në Vlorë në qytetin e tij model sot mund të kalohet ose vetëm me gomone, ose vetëm me helicopter.

Ky mot i keq që na ra këtë fillim dimri, po vë në pah edhe një diferencë të madhe, mes mënyrës së punës se Edi Ramës dhe asaj të Lali Erit. Ato ndryshojnë shumë. Në krahasim me kryeministrin e tij të ezauruar, që bën vetëm batuta, që vshet si klloun, dhe  vetëm vë perde të artë mbi gjithçka që nuk funksionion, Veliaj është ndryshe. Ai ngjan si dy pika uji me Ramën për sa i përket propogandës, mashtrimit, shitjes së sapunit për djathë, por përpos tyre ai ka ende ambicien e fortë të atij që kërkon të konfirmohet duke bërë gjëra të prekshme dhe utilitare. Ndërsa Rama është fishkur dhe tjeklaluar në këtë drejtim, Erion Veliaj këtu është në kulmin e tij. Ndoshta sepse Lali Eri si dikur shefi i tij në bashki ka ende ambicie për të arritur më lart, ndërsa Rama e ka kapur apogjeun e tij dhe tani e di se nuk ka më mundësi tjetër veçse të rrokulliset më poshtë.

Këto përmbytje ishin edhe premisa më e prekshme e kësaj teze që po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë është një oligark?

Termi “oligark” përdoret në mënyrë kaq agresive për rusët, saqë është e vështirë të thuhet se ku fillon dhe mbaron oligarkia e Rusisë, cilët ekzaktësisht bëjën ...

14:24

Hidhet shorti i Botërorit Rusi 2018

U hodh shorti për ndarjen në grupe të fazës përfundimtare të botërorit që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm nga 14 qershori deri më 15 korrik. Në Moskë, ...

16:50

Alarmi/ Pikat më të nxehta me përmbytje

Këtë të premte vendi ynë është zgjuar nënë pushtetin e ujit. Me qindra hektarë tokë janë përmbytur, ndërkohë që pritet të evakuohen disa mijëra banorë që preken...

16:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI