Flash

Shqipëria e 'mbërthyer' nga moti i keq, shtohet intensiteti i reshjeve

Lapsi.al 30 November 2017
Shqipëria e 'mbërthyer' nga moti i keq, shtohet intensiteti

I gjithë vendi është përfshirë prej mesditës së sotme nga moti i keq. Intensiteti i reshjeve të shiut vjen duke u rritur nga ora në orë, për mbërritur deri në nivelet 100mm/24 orë sipas parashikimeve që kanë bërë sinoptikanët. Shkodra është qarku që është përmbytur i pari. Sipas Emergjencave Civile në disa njësi administrative të Shkodrës janë dhjetra hektarë tokë nën ujë, ndërsa raportohet edhe për mungesë të energjisë elektrike. Energjia elektrike mungon edhe në Velipojë. Lumi Kir i ka rritur ndjeshëm prurjet dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Situatë problematike paraqitet edhe në jug të vendit.

Dy qarqet që rrezikojnë më shumë të përballen me përmbytjet janë Fieri dhe Vlora. Këto dy qarqe rrezikojnë edhe nga vërshimi i ujërave të lumit Vjosa. Nesër reshjet do të vazhdojnë, por me një intensitet në rënie krahasuar me sot sqaron Instituti i Gjeoshkencës.  Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore. Do të shoqërohen edhe me erë të fortë. Gjithashtu, do të ketë edhe shfaqje të rrufeve kryesisht në terrenet malore. Nisur nga situata e krijuar, Ministria e Arsimit ka pezulluar procesin mësimor gjatë ditës së nesërme në të gjitha shkollat e vendit.

Nga llogaritjet e fundit të Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore ( Lezhë, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Në disa qarqe të vendit raportohet edhe për rrëshqite të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

Sinoptikanët thonë se sasia e reshjeve që do të bien në këto dy ditë, ka për të qenë e barabartë me sasinë e reshjeve që bien për gjysmë viti në Shqipëri. Shtabet e Emergjencave Civile janë mbledhur në çdo qark për të koordinuar punën e strukturave shtetërore në mënyrë që kjo situatë të përballohet. Për fat të keq është regjistruar edhe viktima e parë e këtyre përmbytjeve. Ai është një elektriçist nga Fieri, i cili ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte ngjitur në shtyllë për të rregulluar defektin.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpend Ahmeti fiton zgjedhjet në Prishtinë

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar. Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit, ...

15:53

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI