Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Sa po i kushton Bashës foto me Trump?

Lapsi.al 30 November 2017
Sa po i kushton Bashës foto me Trump?

Nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama i ka vënë në resht rilindasit e vet për të përdorur shumat marramendëse të paguara nga PD në ShBA, për të tërhequr vëmendjen nga skandali Tahiri, nga implikimi i njerzve të tij më të afërt me krimin dhe nga aferat e përgjimeve që po gëlojnë në të gjitha koridoret e politikës.

Mjafton të shikoje direktivën që kishin marrë këtë të enjte të gjithë deputetët socialistë, që flisnin për paratë e padeklaruara në KQZ, për 1 milionë USD e lobimit, për shumat e paguara nga parajsat fiskale për të kuptuar revanshin e tyre dhe mezipritjen për të ulëritur: “E shikoni, jemi të gjithë të përlyer”.

Por, çudia nuk qëndron këtu. Nuk ka forcë politike në botë që nuk do të godiste thembrën e Akilit të kundërshtarit, për të shpëtuar nga hallet e veta. Edhe PS këtë po bën. Ajo do të kërkon të dalë sa më parë nga gropa e zezë e imazhit ku është kyçur prej javësh dhe po qëmton me çdo kusht një fije ku të kapet.

Çudia në këtë rast është sjellja e PD që po reagon si një forcë e zënë me preshë në duar dhe që nuk i jep përgjigje asnjërës prej pyetjeve që ka ngritur publiku që pas publikimit të shkrimit të BIRN-it.

Fillimisht, kur agjensia investiguese nxorri dokumentat se PD kishte paguar 675 mijë USD për lobing në ShBA, se një nga kontratat ishte fshehur deri në nëntor nga kompania amerikane, se një nga pagesat ishte bërë nga parajsat fiskale, selia blu foli për “mashtrime dhe shashka”. Njësoj si Rama që kur mbetet mat i kthehet togfjalshit “mediat e kazanit” dhe Basha nuk tregoi ndonjë kreativitet më të madh ndaj akuzave të BIRN. Dhe që nga ajo ditë, megjithëse vonoi gjatë që të pranonte një pjesë të pagesave (150 mijë USD), PD po e trajton këtë çështje si një histori të shpikur për të tërhequr vëmendjen. Ajo gjithmonë i shmanget thelbit të problemit. Ajo herë denoncon kohën në të cilën u hap ky “skandal” dhe herë merret me faktin se Rama ka vepruar po njëlloj, kur pagoi 80 mijë USD për të takuar Obamën.

Këtë bëri edhe Lulzim Basha në parlament, ku u tregua sypatrembur për një hetim ndaj tij, ku bëri thirrje të investigohej edhe nga FBI, por vetëm përgjigje nuk dha për gjërat për të cilat akuzohet.

Dhe akuzat janë të rënda.

Në vrapimin e tij të çartur për të treguar se ShBA-ja është me të, se pas ngjitjes së Trump në fron situata do të ndryshojë, se Steve Bannon dhe media e tij “Breitbart News” nuk do i linin më të ngrinin kokë njerëzit e Sorosit në Ballkan, Basha dyshohet se ka paguar plot 675 mijë USD, për të kontaktuar zyrtarë të administratës së lartë, senatorë dhe kongresmenë, madje ndoshta edhe për të siguruar takimin fotografik me Donald Trump.

Dhe tani, kur këto kontrata janë depozituar në departamentin e drejtësisë në ShBA, kur BIRN i ka publikuar falsimilet e tyre edhe në Shqipëri, Lulzim Basha nuk mund të fshihet duke thirrur se ky është një komplot për të tërhequr vëmendjen nga skandali Tahiri. Ai fillimisht duhet të përgjigjet, një për një, për kontratat e bëra publike. Ai duhet t’i sqarojë ato në detaje. Pasi ta ketë bërë këtë duhet të tregojë se si e kanë kapërcyer ato para Atlantikun dhe se si ka mundësi që shuma që pretendohet se është paguar, të jetë sa dyfishi i asaj që PD ka deklaruar për gjithë fushatën.

Vetëm duke u përballur me këtë, Basha ka një mundësi t’a mbyllë aferën e parave të lobingut. Vetëm duke thënë të vërtetën (nëse ajo nuk ka konseguenca penale) ai ka mundësi ta shfryjë atë dhe mos të lejojë që përmes saj të eklipsohen skandalet e rilindjes me drogën dhe krimin.

Nëse është i paftë që të veprojë kështu, natyrisht që socialistët do ta përdorin këtë ngjarje si alibi. Dhe paradoksalisht, fotoja e tij me Trump, që mund t’i ketë kushtuar qimet e kokës përpara zgjedhjeve, mund të kthehet në mallkimin e tij pas tyre. Pikërisht tani kur u duk se po rikuperonte me shpejësi…

©Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Luli foli drejtë, po kush i beson?

Lulzim Basha ka mbajtur sot një fjalim plot pathos dhe argumenta, i cili i ftonte të gjitha instucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë,...

14:31

Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes

Kasëm Trebeshina i përket asaj kategorie intelektualësh- të pakët fatkeqësisht në botën shqiptare,- që, kur kuptoi natyrën e regjimit për të cilin kishte luftua...

22:58

Pse Vjollca e Topit ka të drejtë me Ramën

Shumë socialistë të thjeshtë mund të kenë mbetur të shokuar kur kanë dëgjuar shefin e tyre ta radhiste edhe Top Channel - in mes mediave të kazanit. Në memorien...

18:19

Edi nuk rilind dot prapë

Po të ndjekësh videoselfie-t apo statuset e Edi Ramës në facebook, të krijohet përshtypja se ky njeri sapo ka trashëguar një pushtet problematik nga një qeveri ...

10:25

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI